• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Grezda rrëfen prapaskenat e transferimit te Rangers dhe takimin me Gerard

09:40 : 02/09/2018
në SPORT

Vetëm pak ditë më parë konkretizoi me sukses transferimin e bujshëm te gjigantët skocezë të Rangers, duke bërë që edhe trajneri i saj, ylli i futbollit anglez Steven Gerrard të flasë me superlativa për të.

Bëhet fjalë për djaloshin gjakovar të kombëtares shqiptare, Eros Grezda, i cili ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e njërës prej skuadrave më të titulluara në botë, dhe me një tifozëri për t’u pasur zili edhe nga klubet më të mëdha europiane.

I ftuar në emisionin “Zona Gol” të Supersport, Erios Grezda ka zbuluar për herë të parë detajet e këtij transferimi, emocionet që do të punojë me një legjendë si Steven Gerrard, por edhe pritshmëritë me kombëtaren shqiptare.

Eros, ku ndodheni tani?
Ndodhem në Paris, pasi do të udhëtoj për t’u vënë në dispozicion të Panuccit për ndeshjet e Kombëtares Shqiptare. Më pas pres të pajisem me vizë pune, për t’iu bashkuar Rangersit, menjëherë pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Si u ndjetë për transferimin te skuadra e Rangersit?
Gjithçka ndodhi shumë shpejt në fakt dhe as vetë nuk e besova. Më telefonoi Gerrard për të më ftuar, por më dukej e pabesueshme, derisa kuptova që biseda ishte serioze. Më kanë kontaktuar në 3-4 ditët e fundit të merkatos dhe menjëherë pas bisedës me Gerrard, u binda për transferimin. Më erdhi mirë që klubet u morën vesh shumë shpejt, me Rangersin që pagoi plot 2.8 milionë euro për kartonin tim te Osijeku.

Lexo edhe:

Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë, moti për sot

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Të prisnim në kampionate të tjera, por lëvizja drejt Skocisë ishte një befasi…
Jo vetëm për ju, por edhe për mua ishte befasi. Vetëm kur erdha këtu, e kuptova madhështinë e kësaj skuadre, të cilën e ndjekin të paktën 50 mijë tifozë në çdo ndeshje, pavarësisht kundërshtarit.

Cili ishte kontakti i parë me Gerrard?
Në ditën e parë te Rangers, erdhi e më takoi, duke folur të dy personalisht, pasi ky ishte edhe kontakti ynë i parë. Ishte një njeri shumë i thjeshtë dhe më tregoi për të gjitha idetë e tij, por edhe planet që kishte me mua, duke u treguar i qartë që në fillim, por edhe duke më dhënë mbështetje.

A e dinte këmbën tuaj të preferuar?
Më kishte studiuar në më tepër se 20 ndeshje dhe kishte marrë shumë informacione për mënyrën time të lojës dhe avantazhet e disavantazhet.

Rangers ka afruar shumë talente. Mendoni se do e keni hapësirën e duhur?
Kam qenë transferimi më i shtrenjtë i tyre në këtë periudhë dhe dua të justifikoj besimin. Do të bëj maksimumin që të marr një vend në formacion dhe të mos e lëshoj më. Klubi ka sjellë shumë lojtarë në skuadër dhe synon të sfidojë Celtic-un dhe të fitojë titullin kampion, ndërsa unë jam gati t’i jap një dorë.

E ndjeve atmosferën e derbit, që do të luhet nesër në mesditë?
Gjatë gjithë javës nuk diskutohej për ndeshjen e Europa Leagues, por vetëm për derbin me Celtic-un. Gjysma e qytetit është me Celtic-un dhe gjysma tjetër me Rangersin, ndaj është një atmosferë shumë e zjarrtë dhe më vjen keq që nuk do të jem prezent.

Keni pasur kontakte me Panuccin këto kohë?
Kam biseduar shumë me të këto kohë, pasi ka qenë nga të parët që ka marrë vesh për transferimin tim te Rangers dhe më ka uruar fat. Ka pasur interes për gjendjen time fizike, pro kur të vij në Shqipëri, do të bëjmë vlerësimet e duhura.

Cristiano Ronaldo refuzoi kombëtaren për t’iu përkushtuar Juventusit, ndërsa ju nuk e refuzuar Shqipërinë, edhe pse ishit në një moment të rëndësishëm të karrierës tuaj…
Unë e kam thënë gjithmonë që do jem i gatshëm për Shqipërinë, sa herë që ajo të ketë nevojë për mua. Është një emocion i jashtëzakonshëm kur luaj me Shqipërinë dhe nuk do ta refuzoj asnjëherë kombëtaren. Mjafton të jem në formë të mirë dhe do jap shpirtin në fushë, për të ndihmuar Shqipërinë të arrijë suksesin.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë, moti për sot

07:59 : 17/09/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025
BOTA

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025
AKTUALITET

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025
BOTA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025
AKTUALITET

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025
Para

Burgoset shqiptarja në Britani, trafikoi sasi të mëdha kokaine (FOTO+EMRI)

TË GJITHA

Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë, moti për sot

07:59 : 17/09/2025

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com