• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Të hash turpin me bukë!

10:15 : 01/09/2018
në BOLD BLOG, OP-ED

Nga Umberto Eco

Përgjatë netëve të organizuara nga “La Repubblica” në Bologna, duke bashkëbiseduar me Stefano Bartezzaghi-n m’u desh të ndalesha tek koncepti i namit. Dikur nami ishte ose i mirë ose i keq dhe kur dikush rrezikonte t’i dilte nami i keq (ngaqë falimentonte, apo ngaqë e mbanin për brinar), puna shkonte deri tek vetëvrasja ose tek krimet për motive nderi. Natyrisht, të gjithë e dëshironin namin e mirë. Por ka kohë që koncepti i namit ia ka lënë vendin atij të famës. Sot ka rëndësi të jesh “i njohur” nga të tjerët, por jo në kuptimin e njohjes si nderim apo si vlerësim, por në kuptimin më banal, siç është rasti kur dikush kalon në rrugë dhe të tjerët thonë “shihni pak, po kalon ai!”. Vlerë mbizotëruese është bërë të dukurit dhe mënyra më e sigurt është dalja në televizor. Dhe nuk është nevoja të jesh Rita Levi Montalcini ose Mario Monti, mjafton të pranosh se bashkëshorti ta ka dredhur, tek ndonjë nga ato emisionet ku të bëjnë që lotët të të rrjedhin rrëke.

Heroi i parë i dukjes ka qenë teveqeli që ta bënte me dorë nga prapa personit që intervistohej. Me këtë gjest bëhej i njohur në mbrëmje tek bari i lagjes (“E di që të pashë në televizor?”), por sigurisht , kjo rënie në sy nuk zgjaste më shumë se dy orë. Kështu që, pak e nga pak, fitoi terren ideja se për të rënë në sy tamam duhet të bësh gjëra që, herët a vonë, do ta nxjerrin namin e keq. Nuk është puna se njerëzit s’e duan namin e mirë, por ai i shkretë nuk arrihet dot lehtë: të duhet të bësh ndonjë akt heroik, të fitosh në mos çmimin Nobel, të paktën çmimin Strega, të kalosh një jetë të tërë duke mjekuar lebrozët dhe këto nuk janë gjëra që arrihen fët e fët. Është më kollaj të bëhesh interesant kur je i çekuilibruar, nëse shkon në shtrat për para me një njeri të famshëm, ose kur të akuzojnë për korrupsion. Nuk po bëj shaka, mjafton të shohësh pamjen krenare të zyrtarit hajdut apo të mashtruesit të vockël kur shfaqen në ekranet e lajmeve, qoftë edhe ditën e arrestimit: i akuzuari zbardh dhëmbët ngaqë ca ditë burg në këmbim të famës është ku e ku më mirë se parashkrimi i dënimit. Pastaj s’mbahet mend prej sa vjetësh nuk dëgjojmë më që dikujt t’i jetë nxirosur jeta sepse i kanë hedhur hekurat. Shkurt, parimi është ky: “Kur del Madonna pse të mos dal dhe unë?”. Punë e madhe se ti nuk je virgjëreshë.

Për këto po flisnim të premten, 15 qershorin e shkuar, kur pikërisht të nesërmen doli tek “Repubblica” një shkrim i gjatë i Roberto Esposito-s (“Turpi i humbur”), ku bënte refleksione edhe për librat e Gabriella Turnaturi-t (“Turpi. Metamorfoza e një emocioni”, botues Feltrinelli) dhe të Marco Belpoliti-t (“Pa turp”, botues Guanda). Me një fjalë, tema e humbjes së ndjenjës së turpit është e pranishme në përsiatje të ndryshme mbi zakonet bashkëkohore.

Sot, mania për t’u dukur (dhe dëshira për t’u bërë i njohur me çdo çmim, edhe me çmimin e asaj që dikur quhej damka e turpit) vjen nga humbja e ndjenjës së turpit apo turpin e hamë me bukë pasiqë vlerë mbizotëruese në shoqëri është të dukurit, qoftë edhe me koston e turpërimit? Anoj nga teza e dytë. Rënia në sy, të qënit objekt diskutimi është një vlerë aq mbizotëruese sa njerëzit janë gati të heqin dorë nga ajo që dikur e quanim cipë (ose ndjenja e xhelozisë për privatësinë e vet). Esposito vërente se edhe të folurit me zë të lartë në celular, në një mjedis publik, duke i bërë të njohura për gjindjen problemet e tua vetjake, ato që dikur përshpëriteshin në vesh, është shenjë e mungesës së turpit. Nuk është fjala për rastin kur robi s’e çan kokën se të tjerët po e dëgjojnë (në këtë rast kemi të bëjmë me një të paedukuar), është fjala për ata që, me papërgjegjshmëri, dëshirojnë që t’i dëgjojnë të tjerët, anipse çështjet e tyre vetjake s’kanë kurrfarë rëndësie. Por, ajmé, s’jemi të gjithë Hamletë apo Ana Karenina që të kemi probleme vetjake të rëndësishme, kështu që mjafton të na njohin bota për escort apo si borxhli pa një kacidhe në xhep.

Lexo edhe:

Horoskopi, 27 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit letër ambasadave perëndimore: 5 kërkesat e panegociueshme

Lexova se një lëvizje fetare, s’më kujtohet emri i saj, dëshiron të rikthejë rrëfimin faqe publikut. I kanë rënë pikës, se ç’lezet ka që turpet e tua t’i marrë vesh vetëm prifti?

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 27 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit letër ambasadave perëndimore: 5 kërkesat e panegociueshme

22:58 : 26/06/2026
AKTUALITET

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

22:53 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”, qytetarët marshojnë edhe para selisë së PD: Rama në burg, Berisha në burg

22:45 : 26/06/2026
BOTA

Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë qenushin në Venezuelë

22:34 : 26/06/2026
SPORT

Milan thyen rekordin historik, transferon yllin e PSG-së për më shumë se 50 mln euro

22:25 : 26/06/2026
Para

Ja pse e duan kaq shumë femrën e kësaj shenje të horoskopit

TË GJITHA

Horoskopi, 27 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 26/06/2026

“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit letër ambasadave perëndimore: 5 kërkesat e panegociueshme

22:58 : 26/06/2026

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

22:53 : 26/06/2026

“Opozitë e shitur”, qytetarët marshojnë edhe para selisë së PD: Rama në burg, Berisha në burg

22:45 : 26/06/2026

Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë qenushin në Venezuelë

22:34 : 26/06/2026

Milan thyen rekordin historik, transferon yllin e PSG-së për më shumë se 50 mln euro

22:25 : 26/06/2026

Tokat në Zvërnec/ SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës (EMRAT)

22:22 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet