Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka reaguar me tonë të ashpra ndaj Endri Fugës, drejtorit të komunikimit I Kryeministrit Edi Rama, pas komenteve të këtij të fundit rreth sulmit ndaj gazetares Klodiana Lala.
Zhupa I ka kujtuar Fugës një sërë rastesh kur gazetarja investigative Lala është sulmuar, kërcënuar dhe intimiduar nga punonjës të shtetit, deputetë socialistë e deri te mbështetës të ish-ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri.