Këngëtarja Besa Kokëdhima e njohur si Besa është një artiste shumë e njohur dhe e suksesshme Shqiptare.
Ajo është autore e shumë hiteve dhe fituese e shumë çmimeve në Festivalet e muzikës.
Besa dallohet për zërin e saj shumë të veçantë dhe interpretimin shumë emocional të këngëve.
Qasja e saj pasionante në muzikë e bën atë një nga artistet më të dashur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Ajo së fundmi na u shfaq magjike me fustanin e dizenjuar nga Valdrim Sahiti, i zbukuruar me gurë Svarovski, fustan që mbante veshur në ditën dasmës të Ledionit dhe Sarës.
Ditën e sotme nënë e saj Brixhida Kokëdhima ka publikuar në llogarinë e saj në rrjetin social facebook një foto me këngëtaren, të cilë e ka titulluar ‘Nënë e bijë’, mirëpo ato duken më shumë si shoqe se sa nënë e bijë.