• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Miku i Ramës pagoi 50 mln dollarë rryshfet në Afrikë

21:06 : 29/08/2018
në POLITIKE

Gjykata zviceriane e Belizondës dënoi një ish punonjës të kompanisë së naftës Gunvor me 18 muaj burg për akte korrupsioni në Kongo dhe Bregun e Fildishtë. Sipas hetimit të dokumentuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës, Gunvor, kompania me lidhje ruse që kërkon të marrë naftën shqiptare, ka paguar 50 milionë dollarë rryshfete për zyrtarët e lartë të Kongos dhe Bregut të Fildishtë me qëllim që të siguronte akses në rezervat e naftës të këtyre vendeve.

Prokurori i përgjithshëm ka provuar se Collard nuk ka vepruar i vetëm. Sipas tij ishte drejtori i Ekzekutiv i Gunvor, Torbjörn Törnqvist, ai që dha miratimin për të pajtuar si ndërmjetës këshilltarin special të presidentit kongolez, i cili më vonë ka kryer rolin e shpërndarësit të rryshfeteve deri tek familja presidenciale.

Falë këtyre rryshfeteve Gunvor arriti të sigurojë sasi nafte me vlerë qindra milionë dollarë nga dy vendet e varfra afrikane, të cilën më pas e ka shiur në tregjet ndërkombëtare.

Lidhja me Shqipërinë

Lexo edhe:

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama provokon: Mos ua prishni flamingove plazhin me kanoçe birre!

Ish-ministrja socialiste kritika Ramës: Të dëgjojë mesazhin e protestuesve, jo të numërojë pjesëmarrësit

Torbjörn Törnqvist nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. Ai ka marrëdhënie shumë të afërta me kryeministrin Edi Rama. Përmes disa investigimeve të njëpasnjëshme, Syri.net ka dokumentuar se Törnqvist është takuar të paktën dy herë në mënyrë sekrete me kryeministrin Edi Rama.

Në asnjë rast takimet nuk janë bërë publike nga zyra e Kryeministrisë, por në të dy rastet në fokus të negociatave sekrete ka qenë ARMO. Aktualisht ARMO po shfrytëzohet nga një kompani offshore e quajtur Byllis Energji. Por faktet dhe një sërë dokumentash e transaksionesh sinjalizojnë se pas Byllis Energji qendron pikërisht Gunvor.

Si erdhën paratë ruse në Shqipëri

Në tetor të vitit 2016, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave bllokoi një transfertë të dyshimtë 13 milionë euro nga Gunvor për kompaninë Tosk Energji. Gunvor në atë kohë figuronte në listën e zezë të të qeverisë amerikane, pasi dyshohej se një pjesë e aksioneve të saj zotëroheshin drejtëpërsëdrejti nga presidenti rus Vladimir Putin.

Transferta e cila u bë përmes një prej bankave më të mëdha në vend vuri në alarm autoritetin e parandalimit të pastrimit të parave, pasi përbënte risk të lartë. Por pas bllokimit disa ditor, 13 milionë eurot u zhbllokuan për t’u transferuar në llogarinë e Tosk Energji.

Burime konfidenciale i thanë Syri.net se paratë u përdorën për të rivënë në punë ARMO-n. Në tetor të vitit 2016, qeveria shqiptare bekoi rivënien në punë të ARMO-s duke ja dhënë atë kompanisë IRTC, nën pronës të biznesmenit Besnik Sulaj.

Transferta prej 13 milionë euro nga Gunvor tek Tosk Energji u përdor për të garantuar blerjen e lëndës së parë nga IRTC tek Bankers Petroleum. Sipas burimeve të mirëinformuara, Tosk Energji pagoi 13 milionë euro si parapagim tek Bankers që kjo të furnizonte IRTC-në me naftë bruto. Në këmbim, Tosk Energji mori tregtimin me pakicë të karburantit që prodhohej nga IRTC në rafinerinë e ARMO-s.

Qeveria shqiptare ka qenë në dijeni të plotë të gjithë operacionit. Edhe pse Gunvor figuronte në listën e zezë të qeverisë amerikane si kompani e lidhur me presidentin rus Putin ajo u lejua të investonte në Shqipëri. Madje duke shtënë në dorë një nga sektorët më strategjik të ekonomisë, monopolin e rafinimit të naftës.

Rivënia në punë e ARMO-s më vonë u shndërrua në një operacion me pasoja të rënda për buxhetin, pasi përmes tij u shmangën mbi 75 milionë euro taksa. Nga tetori 2016 deri në tetor 2017, IRTC prodhoi përmes ARMO-s rreth 160 mijë tonë karburant që u tregua në tregun vendas përmes IRTC dhe Tosk Energji.

Tentativa e dytë

Pas operacionit që u mori taksapaguesve shqiptarë 75 milionë euro për taksa të papaguara, ARMO po tentohet të rivihet në punë përmes një kompanie tjetër të quajtur Byllis Energji. Por dokumentat zyrtarë në QKR tregojnë se janë sërish të njëjtit persona.

Sipas ekstraktit tregtar të QKR, Byllis Energji zotërohet nga PGFS Pilotage & Gestion SA, një tjetër kompani guackë, e regjistruar po në Zvicër. Dokumentat tregojnë se administrator i Byllis është sërish Blerim Hoxha, i njëjti me kompaninë Tosk Energji.  Madje vetë punonjësit e rafinerisë pohojnë se drejtuesit aktual të kompanisë Byllis që kontaktojnë me ta janë pothuajse të njëjtët njerëz si më pare me IRTC dhe Tosk Energji, vetëm që tashmë  veprojnë në emër të kompanisë së re, Byllis Energji.

Dyshimet janë që rafineria e vetme e naftës në Shqipëri të kenë rënë indirekt në dorë të kompanisë Gunvor, e cila përveë lidhjeve me Rusinë, tashmë është përfshirë në një tjetër skandal, atë të korruptimit të qeveritarëve në vendet e varfra si Shqipëria për të siguruar rezervat e tyre të naftës./Syri/

Image

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama provokon: Mos ua prishni flamingove plazhin me kanoçe birre!

08:33 : 07/06/2026
AKTUALITET

Ish-ministrja socialiste kritika Ramës: Të dëgjojë mesazhin e protestuesve, jo të numërojë pjesëmarrësit

08:19 : 07/06/2026
RAJONI

Të tretat në 18 muaj! Kosova voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

08:12 : 07/06/2026
AKTUALITET

Kushte të qëndrueshme atmosferike, njihuni me parashikimin e motit për sot!

07:59 : 07/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

22:58 : 06/06/2026
SPORT

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

22:41 : 06/06/2026
Para

Jeni të interesuar të studioni në SHBA? Ambasada amerikane nxjerr udhëzimet

TË GJITHA

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama provokon: Mos ua prishni flamingove plazhin me kanoçe birre!

08:33 : 07/06/2026

Ish-ministrja socialiste kritika Ramës: Të dëgjojë mesazhin e protestuesve, jo të numërojë pjesëmarrësit

08:19 : 07/06/2026

Të tretat në 18 muaj! Kosova voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

08:12 : 07/06/2026

Kushte të qëndrueshme atmosferike, njihuni me parashikimin e motit për sot!

07:59 : 07/06/2026

Horoskopi për ditën e diel, 7 qershor 2026

22:58 : 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

22:41 : 06/06/2026

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

22:29 : 06/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom GirişCasibomcasibom