Dramatike, i shpërthen cigarja elektronike në xhep

Lexo edhe:

Kamerat e sigurisë brenda një dyqani me televizore kanë filmuar momentin dramatik kur një cigare elektronike shpërtheu brenda xhepit të një klienti.

Mohamad Abdihdy po blinte një telvizor brenda dyqanit HDTV Outlet në Anaheim të shtunën kur ndodhi shpërthimi.

Video tregon 24-vjeçarin që po shikonte televizorin kur vetëm pas pak çastesh nga xhepi i tij filloi të dilte flakë.

Abdihdy shihet duke u përpjekur dëshpërimisht për të larguar flakët ndërsa vrapoi në një banjë aty pranë për të trajtuar plagët e tij.

Ai  tha për NBC se ndjeu një goditje në xhepin ku ndodhej cigarja e tij para se të fillonte zjarri.

E gjithë këmba e tij u djeg nga shpërthimi i cigares elektronike.

“Unë nuk mund të ec. Kam shumë dhimbje,”-tha ai.

 

Lajme të lidhura

Para