Partizani ka zyrtarizuar ditën e sotme goditjen e radhës në merkato. Ish-mbrojtësi i Shkëndijës së Teotovës, Alma Abo Uakili ka firmosur kontratë 1-vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon.
21-vjeçari luan si mbrojtës i majtë dhe do ti bashkohet skuadrës në seancën stërvitore ditën e martë. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të “Facebook”.