Breshkat kanë jetuar pa guaskë

Lexo edhe:

Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja që konfirmojnë se breshkat dikur kanë jetuar pa guaskë.

Fosili pothuajse i plotë daton 228 milionë vjet dhe është më i madh se një krevat dopio.

Ai zbulua në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore.

“Ishte një breshkë por i mungonte guaska si në pjesën e poshtme të trupit ashtu edhe në pjesën sipër,”-tha Nicholas Fraser, kujdestar i i shkencave natyrore në Muzeun Kombëtar të Skocisë në Edinburg.“Ka sqep shumë karakteristik në pjesën e përparme.”

Zvarranikët e lashtë janë quajtur Eorhynchochelys sinensis, që do të thotë “Breshkë Dawn me sqep nga Kina”

Pse është e rëndësishme guaska për breshkat?

Guska ndihmon në mbrojten e breshkave si edhe i ndihmon që të jetojnë më gjatë nën ujë.

Kjo ndodh për shkak se guaska ruan kaliumin dhe magnezin, që mbrojnë breshkën nga rritja e acidit laktik.

Ajo përbëhet nga rreth 50 kocka, me brinjë, eshtra shpatullash dhe rruaza të lidhura së bashku për të formuar një shtresë të fortë të jashtme.

Por si u formua guaska tek breshka?

Kjo është një pyetje që ka sfiduar shkencëtarët për vite. Një numër breshkash primitive të njohura nga të dhënat fosile tashmë kanë guska të plota.

Ndërsa studiuesit shpresojnë që zbulimi i ri po i çon afër zgjidhjes së këtij misteri. Sesi arriti të evoluojë dhe të zhvillohet guaska në trupin e breshkës.

 

Lajme të lidhura

Para