Marián Ávila është 20 vjeç dhe është modele në Spanjë.
Pas disa javësh do të realizojë ëndrrën më të madhe të saj.
Ajo do të sfilojë në New York për javën e modës.
Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për këdo që punon në fushën e modës, por për Marián është edhe më e madhe, pasi 20 vjeçarja ka sindromën Down.
Por ja që gjëndja e saj nuk e ka penguar kurrë dhe ka vazhduar me kokëfortësi të ndjekë pasionin e saj.
“Ëndrrat u realizuan”, ka shkruar në blog për t’u komunikuar ndjekësve se do ishte e para modele me sindromën Down që do të shkonte në New York për javën e modës.
Marián u zgjodh si modele nga stilistja Talisha White