44-vjeçari tregon për lidhjen me shoqen e gruas: Vetë deshte!

Një 44-vjeçar, baba i tretë fëmijëve u la në burg nga gjykata me akuzën e ngacmimit dhe përndjekjes. Në fakt ai ka konsumuar një lidhje dashurie prej 2 vite e gjysmë me një grua që ia kishte prezantuar bashkëshortja. Edhe e dashura e tij është nënë e tre fëmijëve.

Ditët e fundit gjërat nuk kishin shkuar mirë për Elona L. dhe të dashurin e saj Artan Dedej. Ajo i ka kërkuar ta lërë të qetë, por 44-vjeçari e ka zbritur nga makina e punës duke e marrë në “Benz”-in e tij dhe e ka kërcënuar. Më pas ajo ka bërë denoncim në policinë e Tiranës.

Gjyqtari Artan Gjermeni ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të dyshuarin Artan Dedej nga Vora. Në sallën e gjyqit, 44-vjeçari i mohoi akuzat duke deklaruar se nuk e ka kërcënuar dhe dhunuar asnjëherë gruan që e ka denoncuar.

Ndërsa është shprehur se takohej me të me dëshirën e saj. Në dëshminë e dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, Dedej ka pranuar se dhjetë ditët e fundit marrëdhëniet e tyre nuk kanë qenë të mira e për shkak të xhelozisë ai e ka sharë dhe ofenduar në telefon, por asnjëherë nuk e ka kërcënuar apo dhunuar.

“Kishte dy javë që nuk donte të bashkoheshim si herët e tjera. Shkova ta merrja si herët e tjera. Ajo ishte e mërzitur. Pasi ecëm 100 metra, më tha mbaje se do të shkoj në Polici. I thashë të shkonte”, është shprehur gjatë seancës i dyshuari.

Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe avokati mbrojtës, i cili ka kërkuar masë më të butë sigurie.

“Klienti im ka një marrëdhënie shoqërore me kallëzuesen dhe ditën e ngjarjes ka dashur të sqarojë këtë marrëdhënie dhe nuk ka pasur qëllim ta kërcënojë apo ta vërë në pozitë tjetër siç pretendoi akuza”, është shprehur avokati.

Megjithatë, këto nuk e kanë bindur gjyqtarin, i cili ka vendosur që 44-vjeçari të qëndrojë në burg.

Nga materialet e para hetimore ka rezultuar se: Shtetasja Elona L., është e martuar dhe me 3 fëmijë. Përpara dy vitesh e gjysmë është njohur me shtetasen R. Dedej, me të cilën është miqësuar. Si rezultat i kësaj miqësie kanë kryer dhe takime të shpeshta dhe vizita familjare. Në këtë mënyrë, ajo është njohur me bashkëshortin e saj, shtetasin Artan Dedej.

LEXO EDHE  Kapet mbi 1.5 kuintal drogë, disa të shoqëruar

Gjatë periudhës 2-vjeçare ai e ka kërcënuar dhe dhunuar herë pas here shtetasen Elona L., si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, herë me dëshirën e saj dhe herë pa dëshirën e saj. Kallëzuesja ka sqaruar se ajo nuk ka bërë kallëzim ndaj tij, pavarësisht se ai e shqetësonte në mënyrë të vazhdueshme, për shkak të dy familjeve, por ky shtetas vazhdon ta përndjekë duke i dalë në rrugë dhe duke e detyruar të hipë në makinën e tij.

Kjo ka ndodhur dhe më datë 17 gusht 2018, ku rreth orës 16:30, shtetasja Elona L. ka lënë punën pranë një firme private në Rinas dhe ka hipur në furgonin e punës bashkë me shoqet e saj.

Pasi ka mbërritur në Domje, ajo është telefonuar nga shtetasi Artan Dedej, i cili i ka kërkuar që të zbriste nga furgoni dhe ajo duke njohur agresivitetin e Artanit, ka zbritur. Në këtë kohë aty është afruar Artani me automjetin e tij tip “Benz”, me targë TR 2956, i cili e ka kapur forcërisht Elonën dhe e ka futur në makinë. Pasi Elona ka tentuar të hapë derën dhe të dalë, ai i ka thënë që të zbriste po të donte se do ia tregonte ai dhe ka marrë rrugën në drejtim të Domjes. Elona, për shkak të frikës që ajo ka pasi e kishte përdorur disa herë duke kryer marrëdhënie seksuale, herë me dëshirë dhe herë pa dëshirën e saj, dhe për faktin se ai nuk e lejon që të jetojë normal me familjen e saj, ka bërë kallëzim në Polici.

Pas kallëzimit të marrë, Policia ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Artan Dedej, si i dyshuar për veprën penale të “Përndjekjes”. Nëse gjykata e shpall fajtor ai mund të dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here