• Kontakt
Sunday, June 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet e deputetit të PS, PD: Duhet të ishte arrestuar, pse nuk reagon prokuroria?

13:10 : 18/08/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas përgjimeve që u bënë publike dje ku implikohej deputeti i PS Jurgis Çyrbja teksa informonte për veprimet e prokurorisë Gilmando Danin, krahun e djathtë të Shullazi, vjen një reagim nga Partia Demokratike.

Në një dalje publike nga selia blu, deputeti i PD-së Ervin Salianji akuzoi kryeministrin Edi Rama lidhur me faktin që nuk ka reaguar, ndërsa theksoi se deputeti i PS duhet të ishte në burg. Po ashtu PD akuzoi Prokurorinë për faktin që nuk ka reaguar.

“Prej 24 orësh media ka bërë publike përgjimet e prokurorisë, ku deputeti i Edi Ramës në Shijak, Jurgis Çyrbja, faktohet si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtor për rregjistrimin e pasurive të paluajtshme në emër të tij. Në një përpjekje të dëshpëruar, deputeti i Edi Ramës mashtroi dje shqiptarët dhe u përpoq t’u hidhte hi syve për të shpëtuar veten. Është e papranueshme sesi nga Prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme prej saj, ku deputeti I Edi ramës ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës. Kjo pronë është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja, por ndryshe nga Shullazi që është në burg, Çyrbja është në parlament nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Edi Rama, njësoj si prokuroria që ka në varësi, hesht prej 24 oresh. Pse e ka kyçur gojën Rama, i cili komenton edhe fustanet e grave, por jo lidhjet e deputetit të tij të Shijakut me bandën e Emiljano Shullazit?! Edi Rama nuk flet për të dënuar lidhjet e krimit me politikën, sepse ai është arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin, i cili e mban në pushtet. Kështu po mbron Rama Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, Mark Frrokun, Arben Ndokën, Armando Prengën dhe çdo lidhje të krimit brenda dhe jashtë parlamentit. Shqiptarët duhet ta dinë që, nëse Edi Rama do të lejonte kukullat e veta në Prokurori të zbatojnë ligjin, në Kuvend duhet të kishte shkuar kërkesa për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurges Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit”, tha Salianji.

PERGJIMI
Pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano Shullazin dhe miqtë e tij. Mes dhjetëra telefonatave të përgjuara, dy prej tyre tërhoqën vëmendjen e prokurorëve. Në rrjetën e përgjimit, kishte rënë Jurgis Çyrbja, ish-zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Referuar dosjes hetimore rezulton se menjëherë sapo një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e hipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja telefonon Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit.

Ligjvënësi e informon atë, se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt.
“E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, dëgjohet Çyrbja t’i thotë të pandehurit. Po atë ditë, prokurorët e ftuan Çyrbjan, të jepte shpjegime ne cilësinë e personit qe kishte dijeni për rrethanat e hetimit, raporton “BalkanWeb”. Pasi mbaron rrëfimin e tij, pa kapërcyer rrethimin e godinës së xhamtë, ligjvënësi telefonon sërish Gilmando Danit dhe i kërkon të takohen.

Lexo edhe:

“Ju erdhi fundi”/ Vijon marshimi, mijëra qytetarë dynden në rrugët e Tiranës

Matematika e Ballës: 4 mld në Zvërnec përkthehen në 12 se do blihen tulla e pemë (Video)

Nga ai moment deputeti dhe i dyshuari nuk rezultoi të kenë folur më në telefon. Pak muaj me vone të Çyrbja u ballafaqua në sallën e gjyqit me Shullazin dhe të pandehurit e tjerë duke dhënë dëshminë e tij. Ai foli asokohe edhe për një takim që kishte pasur me Emiljano Shullazin, për çështjen e ish-hotel Vollgës, por nuk pranoi të kishte pasur komunikime me miqtë e tij përmes telefonit, ku i informonte për gjithë sa ndodhte.

Prej atëherë ka kaluar jo pak kohe. Çyrbja vazhdon i qetë jetën parlamentare. Ndërkohë Shullazi dhe miqtë e tij, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të rënda, si gjobëvënie apo shkatërrim prone me eksploziv presin shtatorin për të dëgjuar pretencën e prokurorisë. Në këto muaj kur vettingu në gjyqësor ka dhënë frytet e para, e pritet që ky proces të nisë edhe në polici, pyetja e madhe që shtrohet është: A ka ardhur koha për vetting në politikë?

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ju erdhi fundi”/ Vijon marshimi, mijëra qytetarë dynden në rrugët e Tiranës

21:59 : 14/06/2026
AKTUALITET

Matematika e Ballës: 4 mld në Zvërnec përkthehen në 12 se do blihen tulla e pemë (Video)

21:43 : 14/06/2026
AKTUALITET

Neni 20 për Zonat e Mbrojtura/ Pse u justifikua tani Rama për ndryshimin e ligjit?

21:25 : 14/06/2026
Lajmet e Dites

Gjermania argëtohet në startin e Botërorit, 7 gola ndaj Curacaos

21:17 : 14/06/2026
AKTUALITET

Dita e 15-të e protestës, pas tre orësh në Bulevard, qytetarët nisin marshimin nëpër kryeqytet

21:04 : 14/06/2026
AKTUALITET

“Nuk kemi kryeministër, por diktator!”/ I riu i përgjigjet Ramës: Fashisti dhe hajvani i vetëm je ti!

20:48 : 14/06/2026
Para

Luftimi i seksizmit me kopertinat e librave komik

TË GJITHA

“Ju erdhi fundi”/ Vijon marshimi, mijëra qytetarë dynden në rrugët e Tiranës

21:59 : 14/06/2026

Matematika e Ballës: 4 mld në Zvërnec përkthehen në 12 se do blihen tulla e pemë (Video)

21:43 : 14/06/2026

Neni 20 për Zonat e Mbrojtura/ Pse u justifikua tani Rama për ndryshimin e ligjit?

21:25 : 14/06/2026

Gjermania argëtohet në startin e Botërorit, 7 gola ndaj Curacaos

21:17 : 14/06/2026

Dita e 15-të e protestës, pas tre orësh në Bulevard, qytetarët nisin marshimin nëpër kryeqytet

21:04 : 14/06/2026

“Nuk kemi kryeministër, por diktator!”/ I riu i përgjigjet Ramës: Fashisti dhe hajvani i vetëm je ti!

20:48 : 14/06/2026

Tjetër tërmet i fortë në Greqi, epiqendra dhe magnituda

20:41 : 14/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetcratosroyalbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetcasibomgrandpashabetholiganbetgrandpashabet