Luftimi i seksizmit me kopertinat e librave komik

Lexo edhe:

Një artiste në Indi po sfidon seksizmin duke vizatuar femra në kopertinat e libra komik dhe duke i parodizuar ato me heronj meshkuj që pozojnë si gratë.

She-Hulk ka një forcë dhe shpejtësi mbinjerëzore dhe është një nga luftëtaret më të frikshme në botën e Marvel-it.

Ashtu si Hulk, jo vetëm që ka fuqi fizike, por është gjithashtu tërësisht e gjelbër.

Megjithatë, në një libër komik të vitit 1991, ajo shfaqet në një pozë joshëse, e veshur me një bikini duke vënë në pah format e saj trupore.

Artistja indiane Shreya Arora u trondit kur e pa imazhin.

“Për Hulk, përfaqësimi pamor fokusohet në fuqinë e tij. Për She-Hulk, gjithçka që shohim është një theks mbi seksualitetin,“-thotë Arora, e cila u rrit duke lexuar libra komik.

Ndaj dizanjeri grafik 21-vjeçar vendosi ta transformonte tregimin.

Vepra e saj artistike frymëzohet nga kopertinat e librave komik, por parodizon superherojët meshkuj duke përdorur gjuhën e trupit që zakonisht lidhet me gratë.

Rezultati, ajo sjell karaktere të njohur, si Superman dhe Batman, në poza dhe veshje jashtëzakonisht të pazakonta.

Kemi një Hulk që mbulon veten me gazetë, një Iron Man të pasmet e të cilit vihen në pah në një pozë tepër provokuese.

“Mënyra se si janë vizatuar heroinat femra nuk do të aplikohet kurrë tek meshkujt,”-thotë Arora për BBC 100 Ëomen.

Marvel, DC dhe botues të tjerë në botën komike janë akuzuar për seksizëm më parë.

Por Arora, e cila është në vitin e tretë në Institutin Kombëtar të Dizajnit në Ahmedabad, thotë se e vuri re vetëm këtë çështje ndërsa po studionte në Francë.

“Ndoshta duke parë komiken me një tekst me gjuhë që nuk isha e njohur, më bëri të përqendrohesha më shumë në pamjet,”-thotë ajo.

“Një pjesë e problemit është se librat komik shpesh vizatohen nga burra, për të kënaqur burrat,”-argumenton ajo.” Shfaqja aktuale e superheroines ekziston për shkak të këtij cikli vicioz. Kompanitë e vendosin për një treg specifik të synuar dhe kjo sjell krijimin problematik të përmbajtjes. Uroj që botuesit e librave komik të shohin se ka patjetër një treg për komikët më gjithëpërfshirës.”

 

Lajme të lidhura

Para