Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të shkojë në Serbi gjatë muajit nëntor, raportojnë media të Beogradit.
Putin me zyrtarë të larët serbë e ndoshta edhe me mysafirë të tjerë nga bota, më 11 nëntor marrin pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Për këtë 100-vjetor, Serbia ka planifikuar mbajtjen e një parade të madhe ushtarake e të cilën nga tribuna solemne, do të vështrojë presidenti rus.
Në paradë, siç, shkruan sot gazeta e Beogradit “novosti” do të marrin pjesë 100 tanke. Për herë parë në parakalimin ushtarak do të demonstrohen edhe raketat për mbrojtje kundërajrore të marra nga Bjellorusia ndërsa është planifikuar edhe fluturimi mbi Beograd i avionëve të luftës “MIG29 “ të marrë nga Rusia.
Me këtë paradë Serbia dëshiron ta demonstrojë forcën e vet ushtarake dhe atë të luftës.
Shkuarja e Putinit në Beograd nga mediat serbe po vlerësohet si shumë e rëndësishme për shkak të Kosovës të cilën Rusia ende nuk e ka njohur.