Aurela Gaçe thumbon kolegët: I marrin paratë pa u djersitur, lodhet CD-ja për ta

Lexo edhe:

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret me zërin më të mirë në Shqipëri.

Ajo zhvillon koncerte të shumta dhe këndon në klube.

Por njëri nga fansat e saj nuk e kishte kuptuar që Aurela këndon live dhe jo playback.

“Të paska nxjerr bllof DJ më duket,”-i shkruan fansi.

Kjo ka sjellë reagimin e këngëtares, e cila ka thumbuar edhe kolegët që nuk këndojnë live.

“Akoma se di ky boti, që unë s’kam punë me DJ por kam me vete një ushtri me njerëz që rrinë pincë në skenë e jashtë skene, me kamiona me foni e inxhinierë zëri? Pastaj thashë s’ka faj. Ka parë aq shumë “hartiste” në këtë vend që janë live në skenë kështu reale dmth, por të kënduarin e bën CD-ja. Aq shumë e bëjnë sa tani këtij e shumë njerëzve kjo gjë u duket normale. Aq normale sa as nuk u bën përshtypje që këta super emrat tanë, pa pikë turpi thonë në mes të këngës, hajde hopa e zëri i incizuar vazhdon kendon..

Më parë mundoheshin ta fshihnin gënjeshtrën, kurse sot? Fareeeee. Hapur.

Edhe publiku nuk reagon…shkon në club të dëgjojë CD, Ose listen direkt nga YouTube…ka edhe njerëz që rrinë në skenë sa për sy e faqe.

Ka nga ata që flasin e bëjnë moral për artin, por paratë nëpër clube preferojnë ti marrin pa u djërsitur. Se normal, lodhet cd-ja. Pse të lodhen ata”-shkruan Aurela në një postim në Instagram.

 

Lajme të lidhura

Para