E nderuar znj. Prokurore!
Personalisht bej pjese nder ata qytetare shqiptare qe paguajne taksat rregullisht, gje qe qe parasegjithash me jep te drejten te kerkoj llogari per shpenzimin ne interes publik per cdo cent te ketyre taksave. Ne fakt, kemi ardhe ne kete dite te hallit sa i takon eficiences dhe legjitimitetit te shpenzimit te fondeve publike, sepse une dhe afersisht nja 30% e qytetareve shqiptare qe paguajne taksa te drejtperdrejta, nuk kemi kerkuar llogari sa duhet ndaj atyre qe kane marre persiper te menaxhojne fatet e vendit, duke filluar me mbledhjen e taksave, marrjen e borxheve dhe percaktimin e prioriteteve per shpenzimin e tyre. Une jam i ndergjegjshem se ata 70% te tjeret qe nuk paguajne asgje drejtperdrejt ne buxhetin e shteti, nuk e dijne se jane kontribues te terthorte, edhe pse perfitojne nga arsimi, shendetesia, infrastruktura publike, rendi, diplomacia, etj. Ndoshta ju mendoni se kjo qe po ju shkruaj une nuk ka lidhje me ju dhe me institucionin qe ju drejtoni, se juve ju ka emeruar ne krye te akuzes maxhoranca e Ulsiut dhe keni detyrime vetem ndaj atij dhe ndonje institucioni qeveritar me te cilin ju lidh me shume e shkuara juaj ne sistemin e drejtesise dhe puna e perditshme per venien ne levizje te mekanizmit te ndryshkur te te bllokuar politikisht (po nga maxhortanca) te akuzes publike, pra te avokatise se shtetit.
Ne fakt, une si taksapagues nuk ju shoh fare me paragjykim, sepse besoj se merrni rregullisht rrogen dhe gezoni privilegjet e vendit te punes per te cilat kontribuoj edhe une, sepse besoj se sikurse deklaruat publikisht kur u betuat para Kuvendit te Shqiperise “do te sherbeni vetem ligjin dhe Kushtetuten”, sepse ndoshta do te keni reflektuar sadopak ndaj faktit se posti i larte qe gezoni eshte njekohesisht edhe nje detyrim per te vepruar pa pritur urdhera nga askush, as duke pritur ndonje telefonate inkurajimi kur organi i akuzes do te zgjohet nga gjumi letargjik (nuk bekan pune as pickimet vetingane) dhe do te filloje procedimin kunder ndonje abuzanti me ligjin nga radhet e “atyre”, dmth te administrates se meparshme…
E vetmja gje qe une dhe qytetaret shqiptare si une presin nga ju, pa humbur me shume kohe, dmth qe ta meritoni te beheni “e perhershme” (edhe pse ne mendjet e atyre qe ju emeruan jeni qe tani e tille) eshte qe ju te mos i ndani shkelesit e ligjit, abuzantet me mundin, djersen, pronat, fondet, pasurite e ketij vendi ne “tanet” dhe “te atyre”. Korrupsioni dhe krimi i organizuar qe gelon ne kete “gubernen” tone nuk ka ngjyre politike, ka vetem fytyren e zeze te mjerimit qe pjell perdite dhe te klases politike me te cilen jeton ne simbioze te plote. Ty te ka rene fati i madh qe te fillosh ndeshkimin serioz te kesaj dukurie te vjeter sa tranzicioni, duke mos harruar se numerimi mbrapsht ka filluar edhe per ty. Nuk besoj se shqiptaret do te presin edhe 10 vjet te tjera per te marr vesh nese se mundesh apo jo te mbash mbi supe peshen e pushtetit qe ke marre mbi vete. Largimi nga Shqiperia i me shume se 10% e popullsise vetem gjate kater-pese viteve te fundit ne kerkim te mbijeteses ekonomike ne vendet e BE-se duhet te zgjoje sadopak edhe ndergjegjen tuaj qytetare, sepse ju keni ne dore te kontribuoni ne rikthimin e shpreses per keta njerez, ose me pakta, ne frenimin e murtajes se korrupsionit qe po mpak numerikisht edhe vete kombin shqiptar… E sa per mbrojtesit momentale apo urdherdhenesit tuaj politike (qe me sa duket jane shume te interesuar ne ruajtjen e “status quo-se”), mos u shqeteso. Sipas Kushtetutes ne fuqi (te ndryshuar) diplomatet e huaj jane pjese e shtet-formimit te ketushem dhe perseri mund te dergojne sms ndaj “perfaqesuesve te sovranit” qe vetem me sovranin fatkeq nuk kane pune… Keshtuqe braktisja e vendit nga njera ane, dhe monitorimi i huaj i proceseve reformuese duke filluar me drejtesine (qe te pakten te mos u shkaktojme probleme ne vendet qe ata perfaqesojne) mund t’ju ndihmojne edhe ju qe te mos mbeteni e “perkohshme”…
Nuk po zgjatem me denoncimin e paudhesive qe ju jane bere dhe qe ju behen qytetareve shqiptare dhe as me neverine e shumices se tyre per sherbimet publike qe marrin (ne fakt duhet t’i merrnin sepse paguajne taksa), por thjesht po sjell ne vemendijen tuaj nje denoncim te BIRN, nje rrjet gazetaresh investigative per nja 15 milione Euro qe po ri-investohen pa dhene llogari njeri se ku shkuan dhe cfare u be me ato 16 milione Eurot e tjera qe jane shpenzuar (osete pakten jane faturuar) para dy a tre vjetesh. Kjo eshte nje shume modeste perpara asaj qe oligarket e djeshem dhe te sotem marrin nga buxheti i shtetit me fatura te rregullta dhe me me kontrata te blinduara nga perfaqesuesit – shumica pa mend, pa goje dhe pa ze te sovranit -, duke e nxitur edhe me shume braktisjen e vendit, aq sa te duket sikur qeveria eshte kthyer ne nje mbledhese taksash mbi te varferit qe shtohen perdite, per t’i cuar ato ne llogarite bankare te 10-15 lobisteve a oligarkeve te njohur si dhe “per blere varferine qe krijon vete” – sic thoshte me te drejte udheheqesi kur ishte ne opozite, (kuptohet se kur jane ne opozite poltikanet shqiptare jane disi te vertete, per te bere te kunderten kur te vijne ne pushtet)…
Duke qene se po afron viti ne detyren tuaj te larte, besoj se per ju eshte koha per te bere edhe ndonje pune te vogel, si kjo qe po ju rekomandoj te hetoni kryesisht, duke e falenderuar BIRN per profesionalizmin dhe atdhedashurine e treguar ne raportet e tij. E ku ka atdhedashuri me te madhe ne kohen tone se sa te guxosh te pyesesh se c’po ndodh ne taksat e mija dhe te mos e shohesh gjtihcka publike si “veper te partise per te miren e popullit”, sic rreket te provoje 24/24 pjesa me e madhe – po pjesa me e madhe – e kazanit mediatik te ketushem qe ushqehet po me keto taksa? Keshtu ndoshta te gjithe sebashku fillojme te kuptojme se Shqiperia po shkon drejt demokracise dhe se ne demokraci ka edhe ndarje pushtetesh, se ekonomia jone kombetare do te behet ekonomi e tregut te lire, dhe se nepunesit publike te gjitha rangjeve qe paguhen nga taksat sherbejne edhe taksa-paguesit…
Nga Zef Preçi