• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

“Shkëmbimi i territoreve rrezik i madh për Ballkanin, SHBA do t’i thotë jo ndryshimit të kufijve”

15:30 : 15/08/2018
në RAJONI

Ndarja e Kosovës apo ndërrimi i territoreve do të jetë një rrezik i madh për gjithë Ballkanin dhe një gjë e tillë nuk do të pranohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë Daniel Serwer, profesor në Universitetin, John Hopkins në Uashington në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, Serbia gjithmonë ka dashur ta ndaj Kosovën por risi është insistimi i presidentit Hashim Thaçi që ta korrigjoj kufirin në pjesën lindore. Ai thotë se Serbia dhe Kosova tashmë kanë hapur Kutinë e Pandorës në Ballkan dhe duhet ta mbyllin sa më shpet që është e mundur.

Pse diskutimet për ndarjen e Kosovës po vazhdojnë përkundër qëndrimit të Berlinit dhe Londrës se ata janë kundër ndonjë ndryshimi të kufijve në Ballkan?

Serwer: Mendoj se pozicioni gjerman është kritik. Pa mbështetjen gjermane, kjo ide e korrektimit të kufijve, këmbimit të territoreve, ndërrim tokash, quajeni si të doni, thjeshtë nuk mund të shkojë më tutje. Mendoj se Serbia, gjithmonë ka qenë e interesuar në këtë ide. Vuçiqi e ka shtyrë këtë ide përpara edhe së fundmi, por ka qenë mendim i përbashkët në Beograd për një kohë të gjatë.

Është risi që kohëve të fundit edhe presidenti Thaçi ka folur për këtë. Personalisht mendoj se ishte gabim shumë i madh nga ana e tij. Vuçiq dëshiron të flasë vetëm për korrigjimin e kufirit në pjesën veriore, Thaçi dëshiron të korrigjojë kufirin e Kosovës vetëm në lindje dhe ju e dini se nuk ekziston vetëm një mënyrë e korrigjimit të kufirit.

Ata do të duhej ta shkëmbejnë territorin dhe një shkëmbim i territorit do t’u bënte dëm interesave të tyre, sepse Serbia gjithmonë ka dashur të mbajë kontrollin mbi rrugën veri-jugore drejt detit në Selanik dhe Kosova gjithmonë ka dashur të mbajë kontrollin mbi furnizimin me ujë (nga Liqeni i Ujmanit) në pjesën veriore. Unë nuk mendoj se kjo marrëveshje mund të bëhet. Mendoj se Merkel ka bërë një favor të madh duke thënë jo. Mendoj se edhe amerikanët duhet thënë po ashtu jo. Kanë qenë të ngadalshëm për të bërë këtë por dua të besoj se do të thonë një jo të qartë dhe kritike.

Lexo edhe:

Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

E rëndë në Itali! Po arratisej nga policia, shqiptari përplaset me makinë për vdekje

Shumëkush në Kosovë dhe Serbi thotë se ideja për ndarjen e Kosovës është duke u mbështetur nga amerikanët?

Serwer: Nuk besoj se ekziston ndonjë provë e mbështetjes së kësaj ideje nga amerikanët. (Kryeministrja serbe) Brnabiq dhe (ministri punëve të Jashtme) Daçiq erdhën në Uashington duke shtyrë fuqishëm këtë ide përpara, përfshirë edhe përmes njerëzve që ishin të afërt me presidentin Trump dhe amerikanët thanë: “Në rregull, ne do të dëgjojmë se çfarë keni për të thënë, ejani te ne me disa ide”.

Nuk mendoj se amerikanët kanë menduar ndonjëherë që faktikisht të aprovojnë idenë, ata vetëm kanë menduar që të dëgjojnë dhe kjo është interpretuar në Ballkan si mbështetje. Unë nuk shoh mbështetje për ndonjë ide për ndarje në Uashington dhe mendoj se në fund amerikanët do të thonë një jo shumë të qartë.

Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje dhe realizimin e idesë për ndarje, a mendoni se kjo gjë do të ishte një problem i madh në procesin e euro-integrimeve të Serbisë dhe Kosovës?

Serwer: Sigurisht, mund të ketë lëvizje masive të popullsisë. Kosova ka qenë shumë e kujdesshme sa i takon kësaj. Është shumë e qartë se nëse katër komunat veriore i jepen Serbisë atëherë serbët që jetojnë në jug te Kosovës do të evakuohen. Dhe ati, Sava Janjic (nga Manastiri i Deçanit) ka qenë shumë i qartë në lidhje me këtë dhe i kupton implikimet për ndarjen e Kosovës andaj ai publikisht e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Ai po ashtu mund të mos e pranojë pavarësinë, por ai në veçanti kundërshton ndarjen për shkak të implikimeve që mund të ndodhin me serbët në pjesën jugore të Ibrit. Kosova nuk do të mbetet një shtet i pavarur nëse ka ndarje.

Nëse ka ndarje do të mundet të bashkohet me Shqipërinë ose me pjesën shqiptare të Maqedonisë duke krijuar kaos në Ballkan. Kjo do t’i jepte fund çdo shprese për pranimin në Bashkimin Evropian në ndonjë të ardhme dhe po ashtu kjo do të përfundonte edhe ëndrrën e Serbisë për Bashkim Evropian. Pra ka rrezik të madh këtu edhe për ambiciet për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian, dhe kjo vlen për Prishtinën dhe Beogradin. Ata duhet ta dinë këtë gjë se ata tashmë kanë hapur Kutinë e Pandorës, e duhet ta mbyllin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajme të lidhura

BOTA

Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

14:59 : 25/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Itali! Po arratisej nga policia, shqiptari përplaset me makinë për vdekje

14:36 : 25/05/2025
SPORT

Rinovoi me klubin deri në 2028-ën, Rafinja: Dua ta mbyll karrierën te Barcelona

14:32 : 25/05/2025
AKTUALITET

Helmimi me salmonelë i fëmijëve të kopshtit në Gramsh, mjekja: Situata jo e lehtë

14:22 : 25/05/2025
SPORT

Plani i transferimeve, Tirana “piketon” afrime cilësore në merkato

14:09 : 25/05/2025
AKTUALITET

“11 maji farsë politike”, PL: Të ndëshkohet çdo zyrtar që ka keqpërdorur detyrën për përfitime

14:09 : 25/05/2025
Para

Rrëfehet i penduari i parë i veprave të mëdha: Korrupsioni me tenderat vret!

TË GJITHA

Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

14:59 : 25/05/2025

E rëndë në Itali! Po arratisej nga policia, shqiptari përplaset me makinë për vdekje

14:36 : 25/05/2025

Rinovoi me klubin deri në 2028-ën, Rafinja: Dua ta mbyll karrierën te Barcelona

14:32 : 25/05/2025

Helmimi me salmonelë i fëmijëve të kopshtit në Gramsh, mjekja: Situata jo e lehtë

14:22 : 25/05/2025

Plani i transferimeve, Tirana “piketon” afrime cilësore në merkato

14:09 : 25/05/2025

“11 maji farsë politike”, PL: Të ndëshkohet çdo zyrtar që ka keqpërdorur detyrën për përfitime

14:09 : 25/05/2025

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Policia plan masash: Akset rrugore që do të bllokohen

13:44 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com