Ndalohen 25 refugjatë në Kapshticë, mes tyre gra dhe fëmijë

25 refugjatë janë kapur ditën e sotme në Kapshticë.

Refugjatët i përkasin shtetësisë siriane, irakiane dhe palestineze.

Bëhet e ditur se refugjatët janë kapur në fshatin Trestenik dhe disa në qendër të Bilishtit.

Mes tyre kishte gra dhe fëmijë të vegjël.

Raportohet se refugjatët janë nisur drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here