• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tlaib, gruaja e parë myslimane drejt Kongresit amerikan (FOTO)

16:50 : 11/08/2018
në BOTA

Ish-ligjvënësja demokrate në shtetin e Miçiganit, Rashida Tlaib, ka mundur pesë sfidues në distriktin 13 të atij shteti në zgjedhjet paraprake për Kongresin amerikan. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh i cili ka ndjekur nga afër fushatën e saj, zonja Tlaib bëhet gruaja e parë myslimane që do të shërbejë në Kongresin amerikan.

Ahlam Jbara jeton në Çikago të Illinoit, 6 orë larg Detroitit, që do të thotë se nuk mund të votojë në zgjedhjet paraprake shtetërore. Por gara për Kongresin amerikan në distriktin 13 të Miçiganit ishte shumë e rëndësishme dhe personale për të. Ndaj ajo udhëtoi gjashtë orë me makinë për të dalë vullnetare për fushatën e Rashida Tlaib në ditën e zgjedhjeve.

“Si myslimane amerikane, si arabo-amerikane si palestinezo-amerikane… unë jam ajo, ajo është unë.”

Megjithëse janë zgjedhje në Miçigan, fushata e zonjës Tlaib për Kongres ka implikime historike dhe mbarëkombëtare, kryesisht për gratë myslimane amerikane, që shohin fitoren e saj si një mundësi për të ardhmen.

“Thjeshtë mesazhet në telefon nga vajza të reja; sapo mora një nga Nju Jorku, të japin shumë emocione”, thotë kandidatja Rashida Tlaib. “Ajo ka formuar një gjeneratë të re me të rinj që duan të kandidojnë për poste”, thotë vullnetarja Ahlam Jbara.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

“…ajo po tërheq të rinjtë por edhe të tjerë që janë bërë amerikanë dhe që nuk kanë votuar më parë si dhe vetë amerikanët që nuk kanë votuar ndonjëherë sepse nuk kishin besim në qeverinë e tyre”, thotë Ahlam Jbara.

Këto vota sollën ndryshimin për zonjën Tlaib, diçka që ajo dhe mbështetësit e saj vunë re vetëm pas një pritje të gjatë për rezultatet e garës tejet të ngushtë.

Ndonëse e pushtuar nga emocionet kur dëgjoi rezultatin, zonja Tlaib shfrytëzoi rastin për të folur mbi rëndësinë e këtij momenti historik për familjen e saj.

“Dua të falenderoj mamanë time që është nga Bregu Perëndimor, e gjithë familja po pret me padurim para televizorit, dua të falenderoj gjyshen dhe të gjithë familjen time në Palestinë që po ndjekin në televizor mbesen e tyre të fitojë këto zgjedhje”.

Meqenëse në zgjedhjet e nëntorit nuk ka sfidues nga republikanët, zgjedhjet paraprake ishin e vetmja sfidë për zonjën Tlaib para se të betohet në Kongresin amerikan, një rol që shumë amerikanë myslimanë po e shikojnë me padurim dhe shpresë.

“Ata ndjehen se Rashida përfaqëson ata. Rashida do të jetë fytyra dhe zëri i tyre në Kongres. Duke qenë Rashida në Kongres, ne jemi amerikanë sikurse edhe ju”, thotë vullnetarja nga Çikagoja.

Së shpejti mund të ketë të tjerë si ajo. Ligjvënësja somalezo-amerikane Ilhan Omar konkurron për Kongres në shtetin Minesota më 14 gusht dhe mund të shërbejë së bashku me Rashida Tlaib në Kongresin amerikan./VOA

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

VIDEO/E gjithë Rumania në këmbë kundër korrupsionit, qytetarët e dhunuar kërkojnë rrëzimin e qeverisë

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com