• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

ONM, njëlloj si KPK: Nuk hetojmë shkeljet e komisionerëve të Vetingut

10:02 : 10/08/2018
në KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit janë dy struktura të ndryshme të përfshira në procesin e Vetingut, por që janë në të njëjtën linjë kur shprehin vendosmërinë për të mos hetuar shkeljet e dyshuara të komisionerëve. Madje, ONM dhe KPK i përgjigjen në mënyrë të njëjtë interesimit të “Boldnews.al” nëse do të vlerësojnë nisjen e procedurave disiplinore për disa komisionerë të Vetingut, të akuzuar publikisht dhe zyrtarisht nga disa subjekte të rivlerësimit se kanë shkelur ligjin.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi dhe prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi, kanë denoncuar zyrtarisht se trupat gjyqësore të KPK-së kanë shkelur parimin e konfidencialitetit. Ata kanë sjellë në vëmendje fakte, të njohura botërisht, se dokumenta të siguruara nga KPK, në kuadër të Vetingut, janë bërë publike para se ata të përballeshin në seancat gjyqësore.

“Boldnews.al” pyeti Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) nëse do të kërkojë “nisjen e procesit disiplinor ndaj komisionerëve që përbënin trupat gjyqësore të subjekteve Shkëlzen Selimi dhe Rovena Gashi, për dyshimet mbi shkeljen konfidencialitetit.

ONM, në përgjigje të interesimit, u përgjigj në rrugë zyrtare: “Deri më tani, ONM nuk sheh asnjë bazë për të kërkuar inicimin e procedurave disiplinore kundër Komisionerëve të KPK, lidhur me ngjarjet që kanë të bëjnë me rastin e z. (Shkëlzen) Selimi… dhe znj. (Rovena) Gashi”. (tekstualisht: “To date, the IMO sees no ground to request the initiation of disciplinary proceedings against IQC’s Commissioners regarding events related to the case of Mr. Selimi. To date, the IMO sees no ground to request the initiation of disciplinary proceedings against IQC’s Commissioners regarding events related to the case of Ms. Gashi.)

Lexo edhe:

Aksidenti në aksin Durrës-Tiranë, shefi i Urgjencës: Një fëmijë në gjendje kritike, 5 persona të tjerë në operim!

Tirana jeton në zhul, pirgu i plehrave “mbretëron” në Qendrën Shëndetësore Nr.10

Përgjigja e ONM është një përshtatje në anglisht e qëndrimit që mbajti pak ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, bazuar në të njëjtat pyetje që i drejtoi “Boldnews.al”.

“Ju informojmë se nuk ka asnjë hetim të brendshëm për shkelje të parimit të konfidencialitetit”- thuhet në përgjigjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, drejtuar “Boldnews.al, lidhur akuzat publike dhe zyrtare të subjekteve të rivlerësimit Shkëlzen Selimi dhe Rovena Gashi.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është një trupë vëzhguese e përbërë nga ekspertë të huaj, veprimtaria e të cilit është parashikuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin e Vetingut. Detyra e tyre është ndihmesa për trupat gjyqësore të Komisionit të Vetingut. Gjithashtu, ligjvënësi i ka parashikuar ONM-së të drejtën që të kërkojë iniciimin e procedurave disiplinore për shkeljet në detyrë nga ana e komisionerëve.

Ligji i Vetingut ka parashikuar si një ndër shkaqet për nisjen e procedimit disiplinor ndaj komisionerëve edhe “… Shkeljes së detyrimit të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit, që rezultojnë nga hetimi ose gjykimi, gjatë procesit ose kur ky ka përfunduar, duke përfshirë publikimin dhe shpërndarjen, edhe për shkak të neglizhencës, të akteve ose informacioneve konfidenciale ose të akteve procedurale, që rrjedhin nga çështjet të cilat janë në proces hetimi ose gjykimi”.
Rastet e subjekteve Selimi dhe Gashi përfshihen pikërisht në këtë ndalim ligjor. Top Channel për gjyqtarin Shkëlzen Selimi dhe portali “alpenews” për prokuroren Rovena Gashi kanë publikuar, para se ata të përballeshin në seancat dëgjimore përkatëse, të dhëna konfidenciale, të cilat gjendeshin në mënyrë ekskluzive vetëm në dispozicion të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Për këtë arsye, në të drejtën që u njeh Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, Kushtetuta e Shqipërisë dhe ligji për Vetingun, dy subjektet e rivlerësimit kanë argumentuar se trupat gjyqësore që kanë zhvilluar procesin ndaj tyre, kanë shkelur parimin e konfidencialitetit.

Për këtë arsye, Selimi e Gashi kanë kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për të identifikuar dhe marrë masat ndaj stafit të KPK-së, i cili ka shkelur parimin e konfidencialitetit dhe ka abuzuar me të dhënat e tyre sensitive.

Kërkesa e tyre, ligjore dhe proceduriale, rezulton që nuk është marrë në konsideratë as nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe as nga trupa e vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kjo, bazuar në përgjigjet zyrtare që i kanë dërguar “Boldnews.al”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti në aksin Durrës-Tiranë, shefi i Urgjencës: Një fëmijë në gjendje kritike, 5 persona të tjerë në operim!

18:42 : 30/06/2026
AKTUALITET

Tirana jeton në zhul, pirgu i plehrave “mbretëron” në Qendrën Shëndetësore Nr.10

18:33 : 30/06/2026
AKTUALITET

31 ditë protestë, nga Kryeministria te Kuvendi, mes thirrjeve kundër Ramës

18:18 : 30/06/2026
AKTUALITET

“Një fëmijë u rikthye në jetë”, policia sqaron: Viktimë e aksidentit mbeti shoferi, 12 të plagosur

18:09 : 30/06/2026
AKTUALITET

“Ky është represion”/ Zhupa pas dhunës së policisë ndaj protestuesve: Ku ndryshoni nga banditët?

18:00 : 30/06/2026
AKTUALITET

Pakënaqësia në rritje, Rama “tallet” me pensionistët, u shpërndan 50 mijë lekë të vjetra

17:44 : 30/06/2026
Para

AKU aksion në zonat bregdetare, ndalohen dy furgonë që tregtonin qumësht jashtë standardeve

TË GJITHA

Aksidenti në aksin Durrës-Tiranë, shefi i Urgjencës: Një fëmijë në gjendje kritike, 5 persona të tjerë në operim!

18:42 : 30/06/2026

Tirana jeton në zhul, pirgu i plehrave “mbretëron” në Qendrën Shëndetësore Nr.10

18:33 : 30/06/2026

31 ditë protestë, nga Kryeministria te Kuvendi, mes thirrjeve kundër Ramës

18:18 : 30/06/2026

“Një fëmijë u rikthye në jetë”, policia sqaron: Viktimë e aksidentit mbeti shoferi, 12 të plagosur

18:09 : 30/06/2026

“Ky është represion”/ Zhupa pas dhunës së policisë ndaj protestuesve: Ku ndryshoni nga banditët?

18:00 : 30/06/2026

Pakënaqësia në rritje, Rama “tallet” me pensionistët, u shpërndan 50 mijë lekë të vjetra

17:44 : 30/06/2026

U dhunuan dhe u arrestuan nga policia, lirohen 6 protestuesit

17:29 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomholiganbetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetbetciojojobetcasibomJojobet