Moderatorja Aulona Musta është një person aktiv në rrjetet sociale. Shpesh ajo ekspozon foto të trupit të saj të palestruar. Si një person publik në mesin e admiruesve ka dhe nga ata që nuk i kursjnë komentet negative.
Dikush e ka tepruar me të dhe moderatorja e ‘Thumb’ nuk e ka kursyer t’i nxjerrë bojën publikisht. Këtë herë debati ka nisur me nishanet e moderatores.
Komentuesja nuk ka nguruar të thotë se Aulona është e shëmtuar aq sa mund të përdoret si kukull horror. Të gjithë këtë debat Aulona e ka kthyer në formë demaskimi për komentuesen.