E martë, Mars 19, 2019
NDRYSHE “Ndihmëëëë, një tigër!” Policia shkon me vrap dhe kap një tigër….pelush

“Ndihmëëëë, një tigër!” Policia shkon me vrap dhe kap një tigër….pelush

Një shaka ‘pa kripë’ ka vënë në lëvizje policinë spanjolle në Murcia, lajmëruar nga një telefonatë e një banori vendas.

Burri sinjalizonte për prezencën e një tigri nën pemët e ullinjve, në fshat.

Kështu, nisi menjëherë ‘gjuetia’ ndaj felinit, madje edhe me mbështetjen e rojeve zoologjike.

Por, me të mbërritur në vendngjarje, ja dhe surpriza: tigri është…i palëvizshëm.

Agjentit të policisë, nuk i mbetej gjë tjetër veçse të ‘kapte për fyti’ një tigër pelushi me madhësi natyrale.

Alarmi u shua dhe nisën fotografitë për kujtim të alarmit fals.

Tani, kukulla prej pelushi është maskota e komisariatit.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here