“Ndihmëëëë, një tigër!” Policia shkon me vrap dhe kap një tigër….pelush

Lexo edhe:

Një shaka ‘pa kripë’ ka vënë në lëvizje policinë spanjolle në Murcia, lajmëruar nga një telefonatë e një banori vendas.

Burri sinjalizonte për prezencën e një tigri nën pemët e ullinjve, në fshat.

Kështu, nisi menjëherë ‘gjuetia’ ndaj felinit, madje edhe me mbështetjen e rojeve zoologjike.

Por, me të mbërritur në vendngjarje, ja dhe surpriza: tigri është…i palëvizshëm.

Agjentit të policisë, nuk i mbetej gjë tjetër veçse të ‘kapte për fyti’ një tigër pelushi me madhësi natyrale.

Alarmi u shua dhe nisën fotografitë për kujtim të alarmit fals.

Tani, kukulla prej pelushi është maskota e komisariatit.

 

 

Lajme të lidhura

Para