Këngëtari Sidrit Bejleri ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“A e ke ndi” titullohet kënga e tij më e re, e cila është ritmike-verore, dhe i përshtatet mjaft shumë stilit të këngëtarit.
Muzika është realizuar nga Kledi Bahiti, gjersa për tekstin është kujdesur këngëtarja Fifi.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft i veçantë, dhe sjell pamje të bukura nga qyteti i Shkodrës.
Lajmin për publikimin e këngës së re, këngëtari Bejleri e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram
” Më në fund, se edhe vetë isha kurioz. Hiti im i fundit “A e ke ndi””, ka shkruar ai.
Përveç prurjeve në muzikë, ai vazhdon të jetë aktiv edhe në shumë prej koncerteve e mbrëmjeve muzikore të ndryshme.