• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, shaka pa kripë me mungesën e Gjykatës Kushtetuese

17:07 : 26/07/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, një organizatë e cila deklaron se ka për qëllim respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ka mbajtur një heshtje shurdhuese deri më tani për mungesën e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.

Madje, duke mbyllur sytë për zhbërjen e gjykatës që ka për detyrë pikërisht mbrojtjen dhe të drejtat e njeriut, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) gjen momentin të bëj edhe “humor” me këtë fakt.

Në një njoftim zyrtar, shpërndarë në rrjetet sociale të Mërkurën, Komiteti Shqiptar i Helsinkit deklaron se “ka përgatitur një manual, i cili do t’u vijë në ndihmë organizatave joqeveritare për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese”, pikërisht atë Gjykatë, e cila sot nuk ekziston dhe, për fat të keq, nuk dihet se kur mund të konstituohet me anëtarët e rinj.

Lexo edhe:

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

Misioni i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas faqes së tij zyrtare, është “të kontribuojë për respektimin e të drejtave të njeriut, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në përputhje me Kushtetutën dhe me aktet ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Shqipërisë”.
Ndërkohë, detyra për respektimin e të drejtave të njeriut dhe garantimin e respektimin e Kushtetutës nga veprimtaria e pushtetit publik i është ngarkuar Gjykatës Kushtetuese.

Ajo është instanca e fundit e ngarkuar me kontrollin ndaj akteve të nxjerra nga organet e pushtetit shtetëror duke u përqendruar në aspektin e pajtueshmërisë së tyre me dispozitat kushtetuese.

Por, për Komitetin Shqiptar të Helsinkit nuk përbën asnjë problem mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Madje, kjo organizatë e injoron në mënyrë absolute mos-ekzistencën e kësaj gjykate, duke publikuar manuale, të cilat nuk dihet se kur mund të vihen në përdorim.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me fonde të Qeverisë së Mbretërisë së Suedisë, ka publikuar manualin që do të orientojë OJQ-të të trokasin në derën e Gjykatës Kushtetuese. Me siguri, manuali nuk shpjegon asgjë se çfarë do të thotë që një vend të mos ketë një Gjykatë Kushtetuese, pra të mos ketë edhe një derë ku të trokasin organizmat jo-qeveritarë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, prej vitesh në Shqipëri, tashmë mund të krenohet se ka nxjerrë nga gjiri i tij disa figura kryesore të Partisë Socialiste dhe të qeverisë së Edi Ramës. Një prej drejtueseve më jetëgjata të Komitetit ka qenë Vasilika Hysi, sot nënkryetare e Parlamentit dhe një nga kontribueset kryesore të Reformës në Drejtësi, e cila, siç duket tashmë, ka pasur si qëllim vendosjen e sistemit të drejtësisë nën kontrollin e maxhorancës socialiste. Vasilika Hysi dha dorëheqjen nga drejtimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, menjëherë sapo kandidoi për deputete në listën e Partisë Socialiste, në vitin 2013.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka qenë deri para një viti pjesë e Komitetit Shqiptar të Helsinkimit. Ajo u largua nga kjo organizatë, kur, me ndërhyrjen e Vasilika Hysit, u katapultua në postin e Ministres së Drejtësisë. Etilda Gjonaj ka qenë një prej sekretareve të Vasilika Hysit gjatë bashkëpunimit në Komitetin Shqiptar të Helsinkit.

Lajme të lidhura

RAJONI

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

09:00 : 17/08/2025
BOTA

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025
BOTA

CNN: Trump dëshiron të mbajë një samit me Putin dhe Zelenskyn të premten

08:42 : 17/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025
AKTUALITET

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025
Para

Aktori i famshëm turk “sheh vdekjen me sy”

TË GJITHA

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025

E rëndë në Malësinë e Madhe, i moshuari i jep fund jetës në banesën e tij

09:00 : 17/08/2025

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025

CNN: Trump dëshiron të mbajë një samit me Putin dhe Zelenskyn të premten

08:42 : 17/08/2025

Këmbimi valutor/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:25 : 17/08/2025

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025

Reshje shiu në të gjithë territorin, ja parashikimi i motit për sot

08:10 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com