• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas shkarkimit të Fatos Lulos, shpallet vakanca për anëtar të Kushtetueses

16:14 : 25/07/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Kuvendi ka shpallur vakancën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese për plotësimin e vendit të lënë bosh nga ish-gjyqtari Fatos Lulo, i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se: “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të z.Fatos Lulo, shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për 1 anëtar të Gjykatës Kushtetuese.”

Kush mund të aplikojë?

Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:

Lexo edhe:

Urdhri i Rubios që të mos komentohen zgjedhjet, Lubonja: Mbyllja e USAID një nga shkaqet

Pësoi 8 gola nga Vikingur, klubi i Malishevës shkarkon trajnerin bashkë më stafin

– të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
– të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;
– të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
– të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
– të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.

Kushtet që kandidati duhet të plotësojë

Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër, duhet të plotësojë edhe këto kritere:

– të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
– të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
– të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

 Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:

– vjetërsisë në profesion;
– përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
– kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
– treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
– ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
– informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

– Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant;
– Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni/e-mail);
– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. 
– Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.
– Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

 Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 24 gusht 2018në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën:

Kuvendi i Shqipërisë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë,

Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, brenda 30 ditëve nga hapja e procedurës së aplikimit, dhe bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Urdhri i Rubios që të mos komentohen zgjedhjet, Lubonja: Mbyllja e USAID një nga shkaqet

22:05 : 21/07/2025
SPORT

Pësoi 8 gola nga Vikingur, klubi i Malishevës shkarkon trajnerin bashkë më stafin

22:05 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

21:57 : 21/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Nga Interi te Crvena Zvezda, lojtari firmos për dy vite

21:54 : 21/07/2025
SPORT

Milani drejt goditjes së tretë në merkato, 18 milionë euro për lojtarin e Brighton

21:44 : 21/07/2025
AKTUALITET

Bushati për task forcën e zgjedhjeve: Rama vërsuli zagarët e SPAK-ut

21:37 : 21/07/2025
Para

Sfida Champions, Kukësi luan për 1.4 milionë euro ndaj azerëve

TË GJITHA

Urdhri i Rubios që të mos komentohen zgjedhjet, Lubonja: Mbyllja e USAID një nga shkaqet

22:05 : 21/07/2025

Pësoi 8 gola nga Vikingur, klubi i Malishevës shkarkon trajnerin bashkë më stafin

22:05 : 21/07/2025

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

21:57 : 21/07/2025

Zyrtare/ Nga Interi te Crvena Zvezda, lojtari firmos për dy vite

21:54 : 21/07/2025

Milani drejt goditjes së tretë në merkato, 18 milionë euro për lojtarin e Brighton

21:44 : 21/07/2025

Bushati për task forcën e zgjedhjeve: Rama vërsuli zagarët e SPAK-ut

21:37 : 21/07/2025

Polonia zbulon një nga depozitat më të mëdha të naftës në Evropë

21:35 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com