Zjarri, që deri tani ka marrë 81 jetë njerëzit, ndërsa qindra të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur, dhe shkatërroi qindra shtëpi e makina në Attikën Juglindore, nisi të hënën pasdite nga Dao Penteli, disa kilometra larg nga Kallitechnoupolis.
Për shkak të temperaturave të larta, erës së fortë dhe mungesës së ndërhyrjes, flakët gjigande u përhapën me shpejtësi, duke shkuar në Neo Voutza, deri në anën tjetër të Maratonës në Mati, kjo e fundit edhe zona më e goditur nga zjarri.