• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deputetja e LSI i kthehet Gjonajt: E kalon dot Vettingun?

19:40 : 25/07/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas akuzave të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj se opozita nuk e do vettingun, vjen një reagim nga radhët e LSI-së. Përmes një postimi në ‘Facebook’ deputetja e LSI-së Silva Caka i është kundërpërgjigjur Gjonajt, ndërsa shtoi se kjo e fundit thjesht lexoi diktimin e radhës. Mes të tjerash Caka tha se gjatë kohës kur opozita e sotme votonte ndryshimet kushtetuese dhe paketën e ligjeve të Reformës në Drejtësi, Gjonaj kandidonte për komisionere pranë Avokatit të Popullit.

Po ashtu deputetja opozitare ironizon Gjonajn se nuk bën sens që të barazohet procesi i Vetting-ut me gjithë reformimin e Sistemit të Drejtësisë. Në këtë linjë Caka shton se Gjonaj edhe ëmërimin e saj si ministre e mori vesh nga televizori.

REAGIMI I CAKËS
Ministrja e Drejtësisë, e cila në interpelancën e dhënë pak kohë më parë në Parlament e konsideroi ekstradimin e Nezar Seitajt si një “çështje jo ligjore”, paska lexuar sot diktimin e radhës, ku ndër të tjera ka thënë se: “Kryeministri dhe Qeveria nuk munden t’a kapin drejtësinë, për aq kohë sa zbatojnë në mënyrë strikte kuadrin ligjor të miratuar edhe nga vetë opozita”.
I kujtoj Etildës, që në kohën kur opozita e sotme votonte ndryshimet kushtetuese dhe paketën e ligjeve të Reformës në Drejtësi, ajo kandidonte për komisionere pranë Avokatit të Popullit dhe mbase nuk e mban mend që ndryshimet kushtetuese dhe ligjet e Reformës në Drejtësi, parashikonin që Prokurori i Përgjithshëm, propozohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe votohet nga Kuvendi me shumicë të cilësuar votash, sipas rekomandimeve te Komisionit të Venecias.
Në fakt nuk ndodhi kështu Etilda! Prokurori i Përgjithshëm, me urdhër të Kryeministrit tënd dhe me zbatim nga Ulsiu & Co, u propozua nga Rilindja dhe u votua nga Rilindja me 69 vota! As Vetting-ut nuk i ishte nënshtruar në kohën e zgjedhjes, por pak problem përbënte, pasi biografinë, moralin dhe profesionalizmin ia njihte mirë Rilindja. Ja ku erdhi shkelja e parë e atyre që ne votuam më 22 korrik 2016; ja ku u kap një institucion i drejtësisë nga Kryeministri dhe Qeveria!

Së dyti Etilda: kandidatët për anëtarë jo prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe anëtarë jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas Kushtetutës që edhe ne votuam, duhet të merrnin miratimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe nëse kjo nuk ndodhte, atëherë ata përjashtoheshin nga kandidimi. Në fakt nuk ndodhi kështu Etilda: kandidatët për anëtarë jo prokurorë dhe jo gjyqtarë të Këshillave të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor që u skualifikuan nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u zgjodhën të gjithë në këto dy organe, pasi Kryeministri yt dha urdhër që të mos merrej në konsideratë opinioni i ONM-së (që ai vetë e kërkoi me aq ngulm si garant të zbatimit të Reformës në Drejtësi), të shkelej Kushtetuta që të gjithë bashkë e votuam dhe këta kandidatë të skualifikuar nga ONM-ja, të zgjidheshin anëtarë të këtyre 2 institucioneve shumë të rëndësishme të Sistemit të Drejtësisë. Ja ku u kapën edhe 2 institucione të tjera Etilda!
Së treti Etilda, ne si opozitë votuam që organet e reja të Sistemit të Drejtësisë, të ngriheshin maksimumi brenda 8 muajve nga miratimi në Kuvend i Reformës në Drejtësi, por Kryeministri yt dhe Qeveria po bëjnë të pamundurën edhe sot që kanë kaluar 2 vite, që KLGJ, KLP, ILD, SPAK, GJPAK dhe BKH, të mos ngrihen dhe siç t’a thashë edhe ne Komisionin e Ligjeve, këto institucione as nuk keni ndërmend t’i ngrini, deri sa aty të vendosni shokët dhe vartësit e Kryeministrit tënd. Ja pra Etilda, ku u kapën edhe shumë institucione të tjera të drejtësisë!

Së katërti Etilda, ne votuam që sot të kishim një Gjykatë të Lartë dhe një Gjykatë Kushtetuese të reformuar, në funksion të plotë, për të dhënë drejtësi për qytetarët… As kjo nuk ndodhi moj Etildë!
Gjyjata e Lartë sot ndodhet në një kolaps të jashtëzakonshëm, me mbingarkesë çështjesh dhe mungesë gjyqtarësh, çka sigurisht sjell drejtësi të vonuar, të mohuar!
Gjykata Kushtetuese është katandisur me 2-3 gjyqtarë Etilda!!! Me kaq gjyqtarë, besoj e ke mësuar tashmë që vendimet e saj nuk kanë fuqi dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e dëshirave të errëta të Kryeministrit tënd, i cili do të kalojë plot ligje antikushtetuese, pa patur frikën e rrëzimit të tyre nga Gjykata Kushtetuese.
Shumë shpejt Etilda, do të ngelemi edhe pa gjykatat e apelit dhe atëherë nuk do të kenë ku të ankohen qytetarët, për vendimet e shkallës së parë. Efekti zinxhir do të vazhdojë Etilda, deri sa të mos kemi më as gjykata të shkallëve të para dhe atëherë qytetarët ose do t’i drejtohen vetëgjyqësisë, ose do të ulin kokën e të ikin të frikësuar në shtëpi, pasi nuk do sundojë më ligji dhe shteti i së drejtës, por ligji i xhunglës, ku prevalojnë dëshirat dhe tekat e më të fortit.
Së pesti Etilda, ne votuam që magjistratët e rinj, të emëroheshin nga KLGj dhe KLP, por Kryeministri yt i dha urdhër Ulsiut dhe shokëve, që t’a arnojnë ligjin dhe që gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm, t’i emërojë KLD dhe Arta Marku! Etilda, mbase ti nuk e kupton, por kjo është kapje e pastër jo vetëm e drejtësisë aktuale, por edhe asaj të ardhme. Madje heqja e afatit të vitit akademik që keni sjellë në projektligj, e tregon qartë dhe pastër që këtë punë do t’a beje gjithmonë KLD dhe Arta, pasi KLGj-në dhe KLP-në nuk keni ndërmend t’i ngrini kurrë!
Së fundmi Etildë, të barazosh procesin e Vetting-ut me gjithë reformimin e Sistemit të Drejtësisë, do të thotë të mos e kesh kuptuar fare thelbin e Reformës në Drejtësi. E nuk me vjen aspak habi të mos e kesh kuptuar, se ti fundja edhe emërimin tënd si Ministre të Drejtësisë, nga televizori e more vesh!
Tani, një pyetje kisha për ty: po ti Etilda, pasi ekstradove Nezarin në shkelje të çdo parashikimi kushtetues dhe ligjor për ekstradimet dhe pasi nuk u përgjigje a je thirrur ne Prokurori për këtë çështje, ti vetë, a e kalon dot Vetting-un?!

Lexo edhe:

Raketa Starship e Space X shpërthen gjatë provës në Teksas (VIDEO)

Paralajmërim për 1.8 miliardë përdorues të Gmail: Bëni këto ndryshime tani

Lajme të lidhura

BOTA

Raketa Starship e Space X shpërthen gjatë provës në Teksas (VIDEO)

09:46 : 19/06/2025
Teknologji

Paralajmërim për 1.8 miliardë përdorues të Gmail: Bëni këto ndryshime tani

09:44 : 19/06/2025
SHOW BIZ

Kush është 18-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2025”?

09:21 : 19/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

09:11 : 19/06/2025
BOTA

Trump ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit?

09:06 : 19/06/2025
BOTA

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

08:57 : 19/06/2025
Para
Pic By HotSpot Media - MAN RISKS HIS LIFE TO TAKE ULTIMATE SELFIE IN EYE OF HIGHLY VENOMOUS SNAKE - IN PIC - The boomslang. - One man has risked his life to take the ultimate selfie - with a highly poisonous snake. Nature guide Gerhard van der Westhuizen, 26, from Cape Town, South Africa, snapped his reflection in the eye of a boomslang. The species' venom is considered more dangerous than cobras, or the infamous black mamba - and can cause internal bleeding in humans. But this didn't stop Gerhard from getting up close and personal with the deadly reptile. Exploring the gardens of the Sanbona Wildlife Reserve, South Africa, the photographer decided to capture a selfie in a highly creative way…SEE HOTSPOT MEDIA COPY 0121 551 1004

Bën selfie-n "vdekjeprurëse" në syrin e gjarprit helmues

TË GJITHA

Raketa Starship e Space X shpërthen gjatë provës në Teksas (VIDEO)

09:46 : 19/06/2025

Paralajmërim për 1.8 miliardë përdorues të Gmail: Bëni këto ndryshime tani

09:44 : 19/06/2025

Kush është 18-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2025”?

09:21 : 19/06/2025

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

09:11 : 19/06/2025

Trump ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit?

09:06 : 19/06/2025

Fordo – zemra e programit bërthamor të Iranit

08:57 : 19/06/2025

Arrestohet punonjësi i shërbimeve funerale, vidhte në varrezat e Korçës

08:56 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com