• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“Horoskopi” i dr. Ulsi Manja/ Ai i di rezultatet e Vetingut para se të shprehen institucionet

10:14 : 24/07/2018
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Partia Socialiste nuk fshihet më pas gishtit-ajo ka nisur të pranojë publikisht se është në dijeni se çfarë do të ndodh me emra të veçantë në procesin e Vetingut, para se gjyqtarë dhe prokurorë të marrin vlerësimin përfundimtar nga institucionet e rivlerësimit.

Kampion në llojin e tij është kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili ka marrë së fundmi edhe gradën “doktor në krimet mjedisore”. Gjatë shpërthimeve të tij ekzaltuese për rezultatet e Vetingut, dr. Manja tregon më shumë se sa duhet në publik.

Të hënën, gjatë një monologu para gazetarëve, të cilët nuk kishin mundësi të merrnin përgjigjet për pyetjet e tyre, dr. Manja u shpreh ndër të tjera: “…kandidatët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që janë shkarkuar tashmë nga vetingu, do të zëvendësohen me procedurën e shortit, siç e parashikon ligji…”.

Në një situatë normale, kjo deklaratë e dr. Manjën do të konsiderohej korrekte. Por, në këtë moment, asnjë prej anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) nuk është shkarkuar nga detyra e gjyqtarit dhe e prokurorit. Vetëm, nëse dr. Ulsiu është në dijeni se çfarë do të ndodhë me fatin e tyre, përpara se këtë ta vendosin komisionet e vetingut, të cilët, si rregull, janë të pavarur.

Lexo edhe:

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një nga strukturat e reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi. Ky institucion përbëhet nga 9 anëtarë, gjyqtarë e prokurorë, të cilët kanë për detyrë të realizojnë filtrimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Deri më tani, nga 9 anëtarë të KED, vetëm 3 kanë dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila është shkalla e parë e Vetingut. Asnjë prej tyre nuk ka marrë një vendim përfundimtar, i cili i takon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Altina Xhoxhaj, përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është pezulluar nga detyra, për faktin se shkalla e parë e Vetingut vlerësoi se ajo duhet të shkarkohet nga detyra, për shkak të gjetjeve problematike në procesin e rivlerësimit. Xhoxhaj ka ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Apelimit, i cili, teorikisht, ka mundësinë ligjore për të vendosur rikthimin e saj në detyrë. Deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, KPA nuk ka marrë ende në shqyrtim ankimin e gjyqtares Xhoxhaj

Gent Trenova, përfaqësues i Prokurorisë së Apelit në KED, gjithashtu është pezulluar nga detyra, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK-shkalla e parë e vetingut), vlerësoi se ai duhet shkarkuar nga detyra. Edhe Trenova ka ankimuar vendimin e shkallës së parë dhe pret që Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ta rikonfirmojë në detyrë. Deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, KPA nuk ka marrë ende në shqyrtim ankimin e prokurorit Trenova.

Rovena Gashi, përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme në Këshillin e Emërimeve në Drejtësu, ende nuk kishte marrë vendimin nga shkalla e parë, kur dr. Ulsi Manja deklaroi se “…të shkarkuarit e KED do të zëvendësohen me procedurën e shortit…”.

Duket qartë që fati i këtyre tre anëtarëve të KED-së është paracaktuar nga dr. Manja, i cili rezulton se është në dijeni të vendimmarrjes përfundimtare të institucioneve të Vetingut, para se këto të fundit të marrin në shqyrtim dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Maxhoranca e dr. Ulsiut përbetohet se strukturat e Vetingut janë të pavarura. Ajo që duket e sigurt është se procesi i Vetingut është i pavarur…vetëm nga opozita. Ose, ekziston edhe një mundësi tjetër, e pagjasë, që dr. Ulsi Manja të shohë horoskopin.

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025
HOROSKOPI

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025
BOTA

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025
AKTUALITET

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025
AKTUALITET

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025
BOTA

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025
Para

Zjarret në Greqi, ambasada shqiptare: Jemi në kontakt me shqiptarët, ja numri ku mund të kërkoni ndihmë

TË GJITHA

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025

Horokopi për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025

22:59 : 11/11/2025

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

22:21 : 11/11/2025

Reuter zbulon skenarin: Ja ndarja ‘de facto’ që mund ti bëhet Rripit të Gazës

22:14 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com