• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kolegji i Apelimit nis punën me shkelje flagrante të ligjit

14:47 : 22/07/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Institucionet e Vetingut po vijojnë me nxitim shumë të madh procedurën e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorë, duke dhënë në këtë mënyrë vendime me standarte të ndryshme apo me shkelje proceduriale, të cilat vënë në pikëpyetje aftësinë dhe vullnetin e tyre për të zhvilluar një proces të rregullt ligjor.

Pas shkeljeve të njëpasnjëshme të Komisionit të Vetingut, për të cilat “Boldnews.al” ka raportuar në vijimësi, tashmë edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit rezulton të jetë përfshirë në shkelje proceduriale, të cilat cënojnë të gjithë procesin, pasi vendimmarrja e këtij institucioni është i formës përfundimtare.

Kolegji i Apelimit vendosi të Martën lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Ky vendim është marrë në “dhomë këshillimi”, në shkelje flagrante të ligjit nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Lexo edhe:

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

Ligji për Vetingun e ka përcaktuar qartësisht se, si Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ashtu edhe Kolegji i Apelimit, funksionojnë si gjykata normale, në rastet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pra, të dy institucionet, kanë detyrimin ligjor që të shqyrtojnë në seanca publike, në prani të palëve, të gjithë pretendimet e qëndrimet e tyre dhe më tej të dalin në vendim.

Por, në rastin ‘Lulo”, i cili shqyrtimi i parë i pari i këtij lloji nga Kolegji i Apelimit dhe që rrezikon të shndërrohet në precedent për rastet e tjera, vendimi u mor në “Dhomë këshillimi”. Në këtë mënyrë, Kolegji i Apelimit i hoqi të drejtën gjyqtarit Fatos Lulo, e pas tij, me shumë mundësi edhe të tjerëve, për t’u dëgjuar në shkallën e dytë të Vetingut.

Kolegji i Apelimit e ka ndërmarrë procedurën e shqyrtimit në “Dhomën e Këshillimit”, në bazë të një Rregulloreje të brendshme të tij, i cili nuk gjen mbështetje në ligj. Për më tepër, procedura e ndjekur prej tyre është anti-ligjore.

“Dhoma e Këshillimit” është pjesë e procedurave që ndiqen nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Kolegji i Apelimit, sipas përcaktimeve ligjore, merr rolin e Gjykatës Kushtetuese vetëm në rastet e shkeljeve disiplinore të anëtarëve të asaj gjykate, të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Gjithashtu, Kolegji i Apelimit funksionon si Gjykatë Kushtetuese edhe për rastet e ankimeve ndaj vendimeve të ndërmarra nga KLGJ, KLP, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm (sipas nenit 5 të ligjit të Vetingut).

Pra, vetëm në këto rastet e mësipërme, Kolegji i Apelimit mund të zhvillojë procedurën e “Dhomës së këshillimit”. Në asnjë rast tjetër. Madje, hartuesit e ligjit janë treguar të kujdesshëm që ta sqarojnë më së miri se seancat gjyqësore për procesin e Vetingut në Kolegjin e Apelimit të zhvillohen të hapura, në prani të palëve, të cilat paraqesin argumentat dhe kundërargumentat e tyre.

Në nenin 65 të ligjit të Vetingut, është përcaktuar qartësisht se procesi gjyqësor në Kolegjin e Apelimit zhvillohet në përputhje me disa nene të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative”, ndër të tjerët edhe nenet 49 dhe 51. Jo rastësisht, ligjvënësi ka përjashtuar nenin 50 të ligjit “Për gjykatat administrative”.

Ai nen, i cili është përjashtuar flet pikërisht për shqyrtimin në “Dhomë Këshillimi”. Pra, ligjvënësi ka vendosur që të mos zbatohet neni 50, pra seancat në Kolegjin e Apelimit të jetë gjithnjë të hapura dhe të mos i nënshtrohen rregullimit të shqyrtimit në “Dhomë Këshillimi”.

Por, pavarësisht këtyre përcaktimeve ligjore, Kolegji i Apelimit ka vendosur të funksionojë në shkelje të ligjit, duke cënuar procedurat thelbësore, të cilat përbëjnë bazën për një proces të rregullt ligjor.

Vetingut është procesi më i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi, i cili përbën edhe kushtin kryesor për avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Institucionet e Vetingut e kanë marrë këtë mesazh dhe po funksionojnë së fundmi me shpejtësi të lartë, por duke lënë pas shkelje të mëdha proceduriale, të cilat mund të ndikojnë në vonesa pa fund të të gjithë procesit.

Shumë vendime, të cilat mbështeten në shkelje proceduriale, mund të rikthehen në pikën zero, në rastet kur ato do të ankimohen në Gjykatën e Strasburgut. Nëse vendimet e trupave të Vetingut, të marra në shkelje të ligjit, rikthehen nga Gjykata e Strasburgut, atëherë Shqipëria do të vijojë të jetë në qerthullin e një reforme, e cila, ashtu si tranzicioni, nuk dihet se kur do të përfundojë.

Lajme të lidhura

BOTA

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025
Lajmet e Dites

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025
AKTUALITET

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Elvis Roshi paraqitet në SPAK, merret zyrtarisht i pandehur

14:28 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025
AKTUALITET

Kursi i Euros ulet sërish poshtë 98 lekëve, ja faktorët që kanë ndikuar

14:05 : 09/06/2025
Para

Zbulohet arsyeja e vërtetë përse Justin i propozoi modeles kaq papritur. Gjithçka paska qenë për...

TË GJITHA

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025

VIDEO/ Elvis Roshi paraqitet në SPAK, merret zyrtarisht i pandehur

14:28 : 09/06/2025

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025

Kursi i Euros ulet sërish poshtë 98 lekëve, ja faktorët që kanë ndikuar

14:05 : 09/06/2025

E rëndë/ 24-vjeçarja denoncon të riun: Më përdhunoi në plazhin e Borshit

13:59 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com