• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reforma në Drejtësi, fëmija që lindi i vdekur

16:55 : 20/07/2018
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Andi Bejtja

Dje në parlament pamë të gjithë bashkërisht për herë të parë ngjyrën e qivurit të reformës në drejtësi. I ashtuquajturi ligj i Vettingut, i konsideruar si foshnja që do sillte pranverën lindi i vdekur. Lëmshi ishte bërë aq i madh sa nga 27 vende përfunduan me sforco vetëm 21, që rrezik po t’i hysh me një lupë edhe më të imët mund të përfundojnë edhe në 3-4 veta.

E gjithë ngrehina kishte aq kërcitje, aq kundërthënie, aq paqartësi sa për ata që janë ekspertë të vërtetë dhe të paanshëm të ligjit kjo do të ndodhte. Duke mos e konsideruar veten ekspert në këtë fushë, po ju sjell në vëmendje një nga konkluzionet e Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015, që në fakt atë kohë kaluan disi lehtë.

“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

Përveç këtij vëzhgimi profesional, asnjë shqiptar i thjeshtë nuk e kupton për shembull, përse teksa Lu dhe Vllahutin flasin për gjak të ri, teksa Ambasada e SHBA bën thirrje për patriotët shqiptarë të marrin pjesë në proces, nga tjetër në ligj nuk njihen diplomat e shqiptarëve që kanë studiuar jashtë, që mund të jenë me të vërtetë gjak i ri dhe i pa infektuar nga ambienti shqiptar, madje nuk i lë as kohën e mjaftueshme të konvertojnë diplomën në Ministrinë e Arsimit. Kam parë me dhjetëra patriotë të tillë shqiptarë këto ditë, se si të zhgënjyer e kuptuan më shpejt se ne se “vettingasit” duhej të ishin nga torba që hartuesit e kanë mbajtur poshtë këmbëve gjatë gjithë këtij procesi.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Por, në fakt dështimi i Vettingut nuk është lajmi më i keq për shqiptarët. Lajmi më i keq është që mazhoranca e ndodhur dje në parlament, duke kërkuar shtyrjen e afateve dhe ndryshmin rregullave që ishin të sanksionuara në Kushtetutë, për herë të parë në historinë e Shqipërisë e ktheu Kushtetutën në rregullore. E ktheu Partia Socialiste, lideri i së cilës ka treguar në vite se nuk ka raporte me ligjin.

E theu dhe LSI, lideri i së cilës parullën me “qetësi dhe dashuri” e përdori për të bërë një krim Kushtetues, për shkak të veneracionit të tepruar që ka për fjalët konsensus dhe kompromis

Dje në çarkun e reformës për drejtësi, ranë brenda të gjithë me BE, SHBA, si dhe e gjithë klasa politike, përveç Partisë Demokratike që për fatin e saj të mirë ndodhej në çadër.

Unë sinqerisht nuk e gjej dot se si të gjithë këta aktorë do arrijnë të dalin nga ky çark i madh, ku edhe brenda këtij çarku vazhdojnë t’i vënë stërkëmbësha njëri-tjetrit, përveçse duke shkelur vazhdimisht e vazhdimisht Kushtetutën në mënyrë të njëpasnjëshme. Kemi arritur në një udhëkryq me mure të blinduara ku Vettingu dhe reforma në drejtësi mund të rrinë në këmbë vetëm, vetëm në qoftë se kushtetuta hidhet e gjitha në banjë dhe nëse bëhet kushtetutë e re e gjitha sërish do hidhet në banjë. Është absurditet po kemi ardhur në një pikë kur Vettingu dhe reforma në drejtësi mund të rrinë në këmbë nëse vendi nuk do të ketë fare Kushtetutë.

Dhe çfarë ndodh në këtë situatë, në këtë gropë të zezë që e krijuan vetë: Fillon loja nga e para, ti nuk e do reformën në drejtësi unë e dua, ti nuk e do Vetingun unë e dua.

Në këtë situatë gjithçka është e kotë. Edhe kushtet e liderit të opozitës se po pranuat qeverinë teknike, jam gati të votoj Vettingun janë thjesht një lojë politike. Ja e pranoi Rama këtë kusht, çdo t’i bëjë PD-ja këtij Vettingu në këtë pikë, përveçse ashtu si forcat e tjera politike të shkelë e të shkelë pambarimisht kushtetutën?

Po pse ndodhën të gjitha këto?

Këto ndodhën sepse e ashtuquajtura Reformë në Drejtësi, u projektua që në fillim, nga arkitekti Rama me ndihmën e hapur të ambasadorëve Lu dhe Vllahutin, si një platformë elektorale, për ti dhënë fitoren Ramës në zgjedhje dhe për të eliminuar kundërshtarët politikë, se sa një reformë për shqiptarët. Të gjithë e kanë të qartë që reforma në vetvete do gati më shumë se pesë vjet të implementohet.

Po kush i vuri këto afate për votimin e reformës 9 muaj përpara zgjedhjeve dhe votimin e Vettingut 3 muaj përpara zgjedhjeve? Reforma elektorale u bë vitrina më e mirë e Ramës, për të mbuluar kriminalitetin në politikë, kanabizimin e vendit, korrupsionin, u bë platforma e vetme elektorale e një slogani si “Rilindja” që vdiq gjithashtu pa lindur mirë.

Në këtë gropë ku e çuan reformën në drejtësi me duart e veta, nuk e nxjerrin dot kuzhinierët e saj. Nuk e nxjerr dot as Ambasadorja Vllahutin që kërkoi që në fillim fare të procesit votim të saj pa konsensus, nuk e nxjerr dot as Ambasadori Lu që jo pak herë direkt dhe indirekt e quajti opozitën shqiptare jo vetëm si forcë demokratike por dhe gënjeshtare.

Tashmë, mbi të gjitha, duke qenë se reforma në drejtësi u përdor si platformë elektorale e PS-së në zgjedhje, pikërisht, vetëm tre muaj përpara zgjedhjeve këta aktorë e kanë të pamundur ta nxjerrin dhe opozitën nga çadra dhe ta fusin në parlament.

Shqipëria si shumë vende në tranzicion në rajon dhe përreth ka patur shumë momente të tilla krize, por kurrë nuk është gjendur në situatë të tillë: me reformë në drejtësi të vdekur që në bark, e kanabizuar, me kushtetutë të rënë, me opozitën jashtë parlamenti dhe pa negociatorë ndërkombëtarë kredibël në Tiranë, që më shumë kanë hallin të mbulojnë korrupsionin e tyre personal, se sa të zbulojnë korrupsionin e vërtetë në Shqipëri.

Është hera e parë që nga zemra më dalin fjalët zoti e ruajt Shqipërinë!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Modelja bën selfien me babain e vdekur, rrjeti e quan ‘të sëmurë’/ FOTO

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş