Një adoleshent që ra në koma gjatë një koncerti muzikor dhe vdiq pas disa ditësh në spital i shkruajti mesazhin e fundit mikut të tij, “Mendoj se po vdes.”
George Zographou, 18 vjec u rrëzua në koncertin që po zhvillohej në Newquay, Cornwall dhe më von u zbulua se ai kishte sëmundjen e meningjitit.
Ai u dërgua në një qendër shëndetësore dhe mjekët në terren i thanë prindërve se gjendja e tij nuk ishte serioze. Gjithsesi, nëna e George mori një taksi për të bërë kontrolle të mëtejshme në spital.
Tani familja po kërkon një hetim nga gjykata pasi djali vdiq nga shkaqe natyrore dhe i thanë të mos shqetësoheshin kur gjendja ishte e rëndë.
Sipas hetimeve, shkaku i vdekjes nuk dihet nëse ishte i qëllimshëm apo jo. Vendimi mbetet të jepet nga një mjek ligjor.
Çfarë është meningjiti?
Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë.