• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vizita e kryeministrit hungarez në Izrael: Aleancë iliberale me Netanjahun

18:26 : 19/07/2018
në BOTA

Kryeministri hungarez, Viktor Orban viziton Izraelin dhe kryeministri Benjamin Netanjahu e pret me nderime, megjithë skandalet antisemitiste. Pas kësaj fshihen interesa të përbashkëta.

Viktor Orban i bën të tijat sipas oreksit politik, parrullat ekstremiste të djathta. Ai angazhohet për një Hungari të pastër, për një Europë të krishterë e të izoluar. Ai drejton fushata antisemitiste dhe lëvdon Miklos Horthy-n, një antisemitist të deklaruar e përgjegjësin jo-të drejtpërdrejtë për Holokaustin, që toleroi deportimin e 600.000 hebrenjve në kampe, duke e quajtur atë “një burrë shteti të jashtëzakonshëm”. Megjithatë kryeministri hungarez pritet si i ftuar nderi nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

Miq të mirë, interesa të përbashkëta

Të mërkurën kryeministri Orban udhëtoi me bashkëshorten e gati të gjithë ministrat për një vizitë dyditore në Izrael. Disa herë ai do të takohet me Netanjahun gjatë enjtes, me kreun e shtetit, Reuven Rivlin, dhe kryerabinin David Lau. Ndryshe nga politikanët e BE-së, që kur udhëtojnë në Izrael vizitojnë Ramallahun, Orban nuk do ta bëjë këtë.

Të dy kryeministrat janë të lidhur me njëri-tjetrin miqësisht dhe e festojnë këtë marrëdhënie shoqërore në publik. Por të dy kanë sidomos kundërshtarë të përbashkët dhe interesa të përbashkëta. Të dy janë në një kurs kundër BE, të dy e kanë deklaruar miliarderin e bursës, George Soros si armikun kryesor dhe veprojnë me rigorozitet kundër organizatave joqeveritare.

Marrëdhënie të vështira
Ishin këto interesa të përbashkëta që e çuan Netanjahun tre ditë në Budapest për disa takime bilaterale dhe me krerë të tjerë qeverish të shteteve të Vishegradit. Një vizitë historike: Për herë të fundit një kryetar shteti i Izraelit e kishte vizituar Budapestin në vitin 1989, ende pa rënë diktatura.

Lexo edhe:

Vrasja e Rexhep Ginës/ Artan Tafani rrëfen detajet: Laert Haxhia donte të hakmerrej sepse kishin konflikte për pronat!

Policia procedon 16 protestues dhe shpall në kërkim 2 të tjerë se nuk respektuan orarin dhe perimetrin

Pas rënies së Perdes së Hekurt marrëdhëniet mes dy vendeve ishin të vështira dhe me skandale diplomatike. Si nën qeveritë konservatore ashtu edhe socialiste-liberale u bënë publike incidente antisemitiste dhe afera të ndryshme që sollën shqetësime në Izrael. Edhe pas ardhjes në pushtet të Viktor Orbanit në vitin 2010, marrëdhënia ishte e vështirë. Personalisht Orban nuk është antisemitist e nuk bën deklarata dykuptimëshe për hebrenjtë si për romët. Por që në spastrimin sistematik të shkollave të larta hungareze në vitet 2011/2012 nga intelektualë të padëshiruar, fushatat qeveritare përmbanin tone antisemitiste, gjë që vazhdoi me fushatën kundër miliarderit hungarez me origjinë hebraike, George Soros.

Takticizëm me antisemitizmin
Qeveria e Orbanit është distancuar më dukshëm kohët e fundit nga manifestimet antisemite të ekstremistëve të djathtë. Orbani ia ka dalë megjithatë t’i vendosë vijën e kuqe antisemitizmit, dhe nga ana tjetër për arsye taktike të luajë gjithnjë me klishetë antisemitiste. Që Benjamin Netanjahu hesht për këtë ambivalencë, kjo i dedikohet interesave të përbashkëta. Në vitin e kaluar në Budapest, Netanjahu u ankua, gjoja para mikrofonëve të harruar ndezur, për “BE-në absolutisht të çmendur” që e lidh bashkëpunimin me Izraelin me kushte politike. Ndërsa Orban dëshiron të reduktojë BE në një union tregtar dhe t’i kthejë kompetencat politike tek shtetet kombëtare.

Bashkë kundër BE
Shpresa e Netanjahut për të lëvizur Hungarinë e vendet të tjera europianolindore drejt dobësimit të kritikës ndaj Izraelit nuk është e pabazë. Në maj, Hungaria, Rumania, Çekia bllokuan një deklaratë të BE kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem.

Edhe tema e Sorosit ka të përbashkëta: Miliarderi Soros është kritik jo vetëm ndaj transformimit nacionalist-autoritar të Hungarisë prej Orbanit, por edhe ndaj politikës së ngulimeve të Izraelit. Interesa që i çuan dy vendet në një bashkëpunim të pazakontë. Një shërbim privat informativ izraelit, Black Cube ndihmoi gazetën hungareze proqeveritare, Magyar në muajt e fundit për një fushatë denigruese kundër punonjësve të organizatave joqeveritare, duke i paraqitur ata si “agjentë të rrjetit të Sorosit”, që synonin të nxisnin në Hungari trazira armiqësore ndaj shtetit.

Por Netanjahu dhe Orban kanë edhe simpati për njëri-tjetrin – sigurisht ata ndajnë të njëjtin stil konfrontativ e “të ashpër”, pjesërisht autoritar, të dy janë kundërshtarë të bindur të liberalizmit dhe demokracisë liberale. Kështu Viktor Orban do të vazhdojë gjatë vizitës në Izrael, atë që kumtoi Netanjahu vitin e kaluar në Budapest -“një të ardhme madhështore për të dy ne”./dw/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Rexhep Ginës/ Artan Tafani rrëfen detajet: Laert Haxhia donte të hakmerrej sepse kishin konflikte për pronat!

13:36 : 17/06/2026
AKTUALITET

Policia procedon 16 protestues dhe shpall në kërkim 2 të tjerë se nuk respektuan orarin dhe perimetrin

13:31 : 17/06/2026
AKTUALITET

Miliona euro cash në fuçi 50 litroshe, bisedat e SKY ECC zbulojnë detaje nga rrjeti i trafikut të kokainës

13:09 : 17/06/2026
AKTUALITET

Do dërgoheshin në Itali, sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

13:00 : 17/06/2026
AKTUALITET

Euro “shkatërron” fasonin, eksportet bien 14% në maj, fabrikat po mbyllen, lënë punonjësit pa punë

12:59 : 17/06/2026
RAJONI

Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në, paralajmëron Oda Amerikane

12:49 : 17/06/2026
Para

Shtatë sfidat që e kanë bërë Cristiano Ronaldon të nënshkruajë me Juventusin

TË GJITHA

Vrasja e Rexhep Ginës/ Artan Tafani rrëfen detajet: Laert Haxhia donte të hakmerrej sepse kishin konflikte për pronat!

13:36 : 17/06/2026

Policia procedon 16 protestues dhe shpall në kërkim 2 të tjerë se nuk respektuan orarin dhe perimetrin

13:31 : 17/06/2026

Miliona euro cash në fuçi 50 litroshe, bisedat e SKY ECC zbulojnë detaje nga rrjeti i trafikut të kokainës

13:09 : 17/06/2026

Do dërgoheshin në Itali, sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

13:00 : 17/06/2026

Euro “shkatërron” fasonin, eksportet bien 14% në maj, fabrikat po mbyllen, lënë punonjësit pa punë

12:59 : 17/06/2026

Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në, paralajmëron Oda Amerikane

12:49 : 17/06/2026

Dhunimi i çiftit në Fushë-Arrëz, flet i lënduari: 5 persona u prezantuan si policë, njëri kishte armë

12:47 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetpadişahbetmeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabet