• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump nuk surprizon më, bën deklaratën e radhës: Mezi pres të takohem sërish me Putin

22:50 : 19/07/2018
në BOTA

Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një klimë komentesh të zhurmshme që shkaktoi samiti i tij i parë këtë javë me presidentin e Rusisë, la të kuptohet se ai mund të takohet përsëri me Vladimir Putinin.

Trump, duke komentuar në Twitter, e quante samitin e së hënës në Helsinki “një sukses të madh, përveç armikut të vërtetë të popullit, mediat e lajmeve të rreme”.

“Mezi pres takimin tonë të dytë, që të fillojmë zbatimin e disa prej shumë çështjeve të diskutuara, duke përfshirë ndalimin e terrorizmit, sigurinë për Izraelin, mospërhapjen e armëve bërthamore, sulmet kibernetike, tregtinë, Ukrainën, paqen në Lindjen e Mesme, Korenë e Veriut dhe më shumë …” shkruante Presidenti Trump.

Në një tjetër cikël komentesh të enjten në mëngjes, presidenti amerikan akuzonte mediat kryesore të vendit se ishin “të dëshpëruara për të parë një konfrontim të madh me Rusinë, madje një konfrontim që mund të çonte në luftë”.

Nga ana e tij, Presidenti Putin po fajëson forcat politike brenda Shteteve të Bashkuara se u përpoqën për të minuar samitin e tij me homologun amerikan.

Lexo edhe:

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

Në komentet e para publike lidhur me takimin e tij me Presdentin Trump, zoti Putin u tha diplomatëve rusë: “Ne shohim se ka forca në Shtetet e Bashkuara të cilat janë të gatshme të sakrifikojnë sipas qejfit marrëdhëniet ruso-amerikane, t’i sakrifikojnë ato për ambiciet e tyre në një betejë të brendshme politike në Shtetet e Bashkuara“.

Presidenti rus tha se do të ishte “naive të mendohet se problemet” midis superfuqive më të mëdha bërthamore në botë “do të zgjidheshin brenda pak orësh”. Por ai tha se “rruga drejt ndryshimeve pozitive ka filluar gjithsesi. Është e rëndësishme që më në fund u arrit të bëhej një takim në shkallë të plotë, duke na lejuar që të flasim drejtpërdrejt dhe do të shohim se si gjërat do të ecin më tej”.

Putin gjithashtu la të kuptohet se bisedimet e së hënës çuan në “marrëveshje të dobishme”. Nga Shtëpia e Bardhë apo nga zyrtarë të tjerë të administratës nuk ka pasur hollësi për ndonjë marrëveshje të tillë.

Zëri i Amerikës u kërkoi zyrtarëve të shtypit pranë Shtëpisë së Bardhë të komentonin mbi pohimin e zotit Putinit në lidhje me marrëveshjet e përmendura prej tij, por deri tani nuk ka patur një përgjigje.

Presidenti Trump u dënua gjerësisht nga figura të ndryshme politike amerikane, nga kolegë të tij republikanë dhe nga demokratë të opozitës, për ato që tha në konferencën e përbashkët të shtypit ditën e hënë në Helsinki me zotin Putin, ku e vuri veten në anën e presidentit rus i cili mohoi që Moska kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 për të ndihmuar fitoren e zotit Trump.

Komentet e tij binin ndesh me përfundimet e komunitetit amerikan të zbulimit se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje. Pas kthimit nga udhëtimi i tij një javor në Evropë, Presidenti Trump i mori mprapsht pohimet e tij, duke thënë se ndërsa pranon që Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje, fushata e tij nuk pati ndonjë bashkëpunim të fshehtë me Rusinë.

Në një intervistë të mërkurën, Presidenti Trump tha për rrjetin CBS News se ai i deklaroi Putinit që Rusia nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme të SHBA.

Kirsten Nielsen, sekretare e Departamentit të Sigurisë së Vendit, tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të përgatitura për një orvatje ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet e këtij viti, duke shtuar se nuk ka dyshim që Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Por ajo shtoi se ajo nuk kishte “parë ndonjë dëshmi se përpjekjet për të ndërhyrë në infrastrukturën zgjedhore të SHBA ishin bërë për të favorizuar ndonjë parti të caktuar”.

Një raport i Komisionit të Senatit për Zbulimin i lëshuar dy javë më parë mbështeste përfundimin e tre agjencive amerikane të zbulimit se Rusia u përpoq të ndihmonte zotin Trump, kandidati i Partisë Republikane, të fitonte zgjedhjet.

Në një njoftim të ri, gazeta New York Times shkruante se zyrtarët kyç të sigurisë kombëtare në administratën e ish-Presidentit Barak Obama i paraqitën zotit Trump një raport të plotë mbi shkallën e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet dy javë përpara se Trump të merrte detyrën, duke veçuar rolin e drejtpërdrejtë të Presidentit Putin në këtë ndërhyrje.

Lajme të lidhura

SPORT

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025
KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
SPORT

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025
BOTA

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025
Para

Denoncimi te Berisha: Policia nuk guxon të prekë Safet Rrustemin për shkak të Edvinit!

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com