Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e dy të rinjve në Shkodër, teksa makina me të cilën dyshohet se janë larguar autorët është gjetur e djegur në një zonë në afërsi të Koplikut.
Në një video të siguruar nga Faxëeb.al shihet moment i djegies së makinës rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nga Policia e Shkodrës ende nuk ka një konfirmim se kur ka ndodhur ngjarja. Ka qenë një banor i zonës ai që ka filmuar gjithçka, në momentin kur flakët kanë përpirë mjetin tip benz, brenda të cilit policia gjeti paraditen e sotme një armë automatike.
Boran Berçama dhe Silva Ndoci u raportuan të vdekur rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa vrasja mendohet që të ketë ndodhur pas mesnate. Mister mbetet fakti sesi ka mundur që të shpëtojë djali i tyre i mitur, i cili në mëngjes është gjetur në prehrin e së ëmës së vdekur.