E hënë, Shkurt 18, 2019
NDRYSHE “Botërori Rusi 2018”, Macja parashikuese zgjedh finalisten e parë

“Botërori Rusi 2018”, Macja parashikuese zgjedh finalisten e parë

Macja Akiles ka bërë parashikimin e saj për fitoren e gjysmëfinales së parë të këtij Botërori.

Ndeshja mes Francës dhe Belgjikës do zhvillohet në stadiumin e Shën Petërsburg në orën 20:00.

E vendosur mes dy tasave me ujë, ku pranë ishin dy flamujt e skuadrave, macja zgjodhi Belgjikën.

E njëjta mace ka parashikuar dhe fitoren e Rusisë ndaj Arabisë Saudite dhe fitoren e Iranit ndaj Marokut. Ajo ka gabuar vetëm në parashikimin e fitores së Nigerisë ndaj Argjentinës dhe të Zvicrës ndaj Suedisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here