“Jeta ime nuk është pornografia jote!”Gratë koreane protestë kundër kamerave spiune

Dhjetëra-mijëra gra u mblodhën në Seul të shtunën, duke bërë thirrje për goditjen e pornografisë së spiunazhit, në një nga protestat më të mëdha ndonjëherë të këtij lloji.

Autorët, kryesisht meshkuj, filmojnë ose fotografojnë gratë fshehurazi në ambjentet publike.

Edhe pse shpërndarja e pornografisë është e paligjshme në Korenë e Jugut, videot dhe fotot ndahen gjerësisht në internet.

Organizatorët thonë se gratë jetojnë me frikë të vazhdueshme se mund të fotografohen ose filmohen pa dijeninë e tyre.

Me pankarta në duar që lexonin : “Jeta ime nuk është pornografia jote” apo “Duam të frekuentojmë banjot publike të qeta”,  protestueset ishin kryesisht adoleshente ose rreth të 20-ave, moshë kjo e parë si viktimat kryesore të kamerave të fshehura.

Lexo edhe:

“Ata njerëz që filmojnë video të tilla! Ata që i ngarkojnë ato, ata që i shikojnë ato, të gjithë duhet të dënohen ashpër!”.

Gratë mbuluan fytyrat e tyre me maskë, kapele dhe syze dielli sipas udhëzimeve të organizatorëve.

Demonstruesit thanë se rreth 55,000 gra morën pjesë në tubim, ndonëse policia foli për rreth 20,000.

 

Lajme të lidhura

Para
casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetjojobetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabet