Pas spekulimeve të njëpasnjëshme për transferimin e Ronaldos te Juventusi, klubi ka postuar një deklaratë në faqen e tyre zyrtare.
“Në lidhje me lajmet e fundit të publikuara nga mediat, Juventus Football Club e specifikon se gjatë afatit kalimtar të transferimeve, klubi vlerëson mundësi të ndryshme në treg dhe mundësia e finalizimit të tyre do të bazohet në rregullat ligjore”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit italian.
Kujtojmë që me këtë rreagim Juventusi thekson se do të rrespektojë rregulloren e FIFA-s duke pasur parasysh “Fair Play Financiar”.
Me shumë mundësi nëse tranferohet Ronaldo atëherë Juventusi do detyrohet të kryejë disa largime për të rikuperuar disa miliona euro.
Prej disa ditësh Ronaldo po përflitet për një kalim të mundshëm te Juventusi që raportohet se do të shpenzojë plot 100 milionë euro.