Infermierja është arrestuar të martën në shtëpinë e saj e cila kushton 180.000 dollarë.
Policia e kishte filluar hetimin rreth kësaj çështje më heret pasi që edhe spitali është alarmuar për numrin e madh të vdekjeve të fëmijëve të posalindur mes marsit të vitit 2015 dhe korrikut 2016. Mjekët kishin filluar një hetim të brendshëm pasi që bebet lindnin me probleme të zemrës dhe mushkrive dhe ishte e pamundur ti shpëtonin.
Më vonë në një hetim tjetër ishtë zbuluar se bebet që kishin vdekur kishin blloqe në krahë dhe në këmbë. Pas hetimit që policia e kishte filluar në vitin 2017 dhe vazhdon edhe tani, është arrestuar infermierja Letby.
Arrestimi i infermierjes Letby i ka lënë pa koment koleget e saj të cilat kanë thënë se ajo është shumë e dhënë mbas fëmijëve dhe ka ndihmuar për ndërtimin e një spitali për fëmijë në vlerë të 3 milionë paund. ‘Unë jam kualifikuar si një infermiere për fëmijë nga Universiteti i Chester’it në vitin 2011 dhe jam duke punuar në spitalin e fëmijëve që nga diplomimi.
Puna ime përfshinë dashurinë dhe përkrahjën për këto bebe. Disa nga bebet janë këtu për disa ditë, disa për më shume dhe mua më pëlqen ti shoh ato tek sa rriten,’ kishte thënë më heret në një intervistë infermierja.