Britania vazhdon të jetë e përfshirë nga temperatura të larta, që kanë shkuar deri në 31 gradë. Edhe këtë fundjave qytetarët britanikë i janë drejtuar plazheve për të shijuar rrezet e diellit.
Rreth 100,000 pushues kanë zgjedhur plazhin e Bournemouth për të marrë rrezet e diellit.
Vala e nxehtësisë ka shkaktuar mungesa të maruleve (bimë barishtore që përdoret për sallatë).
BBC ka raportuar se supermarketet mund të goditen nga mungesat e maruleve javën e ardhshme, sepse temperaturat e larta kanë rritur kërkesën për sallatë, ndërsa rritja e kësaj kulutrë është zvogëluar.