Eni Imami është zyrtarizuar vetëm pak minuta më parë, si blerja më e re e Tiranës në këtë merkato.
Mbrojtësi i majtë ka firmosur kontratën e re, që do e mbajë lidhur me klubin bardheblu për dy vitet e ardhshme.
Pasi u largua nga Kukësi në fundin e sezonit që lamë pas, Imami ishte pa ekip, dhe tashmë 25-vjeçari do të vijojë karrierën te Tirana.
Kujtojmë që Imami me Kukësin arriti të shpallet kampion në sezonin 2016-2017.