• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“KLGJ dhe KLP nuk formohen në 2018”, sipas dokumentit të brendshëm të Vlahutin

10:00 : 26/06/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Një dokument i brendshëm i Delegacionit Evropian tregon se Ambasadorja Romana Vlahutin ka qenë e informuar që prej marsit, që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mund të ngrihen vetëm “në fund të vitit 2018 ose më vonë”.

Dokumenti i brendshëm për “Status Quo-në e Zbatimit të Reformës në Drejtësi”, i datës 29 mars 2018 është hartuar nga misioni i BE-së për ndihmë juridike EURALIUS, dhe shkruan se “ekziston rreziku që vetingu i të gjithë kandidatëve me prioritet të vazhdojë ende dhe për shumë kohë”.

“Përveç kësaj, nëse jo mjaftueshëm gjyqtarë/prokurorë që kanë aplikuar për në Këshilline Lartë Gjyqësor (KLGj) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (PJK) kalojnë procesin e vetingut, organet përgjegjëse, dmth. Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme, duhet të hapin përsëri një thirrje për kandidatë të tjerë. Këta kandidatë do të duhej sërish të verifikoheshin [kalonin vetingun] […]. Kjo mund të marrë muaj të tjerë dhe të çojë në krijimin e Këshillave [KLGJ ose KLP] vetëm në fund të vitit 2018 ose më vonë.”

Kjo është një deklaratë e jashtëzakonshme, sidomos po të kemi parasysh që disa zyrtarë vendas e ndërkombëtarë kanë bërë deklarata të bujshme që Prokuroria Speciale (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve (BKH) do të formohen para verës së vitit 2018. Si SPAK dhe BKH, ashtu si dhe Prokurori i ri i Përgjithshëm legjitim, mund të formohen dhe zgjidhen vetëm pasi KLP të jetë ngritur dhe të ketë filluar të funksionojë.

Ambasadori i SHBA Donald Lu deklaroi në fillim të prillit se “Prokuroria Speciale (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimeve (BKH) do të formohen këtë verë”.

Lexo edhe:

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

Gjithashtu në fillim të prillit, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj bëri të njëjtën deklaratë: “në verë SPAK dhe BKH do të jenë gati”.

Si ambasadori Lu, ashtu dhe Ministri Xhafaj mbajnë të tilla poste që duhet të ishin të mirëinformuar për përmbatjen e këtij dokumenti të EURALIUS. Së bashku me Ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin, Ambasadori Lu është në Bordin Menaxhues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) që mbikëqyr vetingun. Ndërsa ministri Xhafaj, së bashku me Ambasadoren Vlahutin, merr pjesë në takimet e Komitetit Drejtues të EURALIUS-it.

Pra, kjo na lë në dy opsione: Ose Ambasadorja e BE-së Vlahutin nuk e ka ndarë përmbajtjen e dokumentit të hartuar nga EURALIUS me bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë në Reformën e Drejtësisë, Ambasadorin e SHBA-së Lu dhe Ministri Xhafaj, ose Lu dhe Xhafaj me ndërgjegje dhe me qëllim kanë mashtruar shqiptarët dhe ndërkombëtarët në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë./Exit.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 02/07/2025
BOTA

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

22:55 : 02/07/2025
SHENDETI

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

22:52 : 02/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa

22:41 : 02/07/2025
SPORT

Atalanta blen sulmues në Premier League, prezantohet 23-vjeçari ganez

22:41 : 02/07/2025
RAJONI

Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë

22:26 : 02/07/2025
Para

Elbasan, digjet gjatë natës mjeti në parkim

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 02/07/2025

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

22:55 : 02/07/2025

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

22:52 : 02/07/2025

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa

22:41 : 02/07/2025

Atalanta blen sulmues në Premier League, prezantohet 23-vjeçari ganez

22:41 : 02/07/2025

Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë

22:26 : 02/07/2025

Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas

22:26 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com