Një tjetër rast dhune denoncohet në Policinë e Tiranës. Këtë herë rasti i tillë është regjistruar në Kamëz, ndërsa në pranga përfundoi një 31-vjeçar.
Burime zyrtare nga policia thanë se personi me inicialet I. B., akuzohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, me inicialet B. B.
Njoftimi i Policisë
Më datë 26. 05. 2018, u arrestua në shtetasi në flagrancë shtetasi I. B., vjeç 31 banues në Kamëz, pasi në banesë ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes B .B., vjeçe 21, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/2 të Kodit Penal.