E gjithë Zvicra është në ethe pasi është hapur procedurë disiplinore për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Për këtë procedurë ka folur edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Gillieron.
“Ne (SFV) kemi kohë deri në mbrëmje për ta paraqitur një deklaratë në FIFA në lidhje me lojtarët tanë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri”, ka thënë Gillieron.
“Vendimi nga FIFA për Granitin dhe Xherdanin do të merret ditën e hënë”.
“Nëse do të dënohen ata dy do të ishte një goditje shumë e rëndë për ne”, u shpreh Gillieron.