Paloka: Çmimi për Ramën dhe Veliaj, hajdutëria, për “Skënderbej” u vodhën 25 mln euro

Pas deklaratave të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj ka reaguar menjëherë nënkryetari i opozitës Edi Paloka.

Paloka shkruan në facebook se “i vetmi çmim që mund të marrin dhe ta meritojnë plotësisht Rama dhe Veliaj, është ai i pafytyrësisë dhe hajdutërisë bashkë”.

Demokarati i referohet situatës së shirave dy ditë m parë, ku pati përmbytje në disa akse të Tiranës, përfshirë dhe sheshin Skënderbej.

LEXO EDHE  Hiqu tutje nga Saranda o i mallkuar. Mos e dh*t.../ Ish-ministri "shpërthen" ndaj Ramës

Paloka shkruan se “Vetem dy dite pasi Tirana u permbyt, kur dhe “saci” (qe keta e quajne shesh) u kthye ne kenete llumi, kur dhe vete ambjentet e bashkise u permbyten, pikerisht per shkak te “sacit”-“shesh”, kane guximin te dalin e te mburren për një projekt ku vodhën 25 mln euro.