• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

TCH zhduk pamjet e nipit të Vjollca Hoxhës, “liderit” të protestës kundër gjyqtarit Selimi

22:31 : 20/06/2018
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Top Channel ka vendosur të fshijë pamjet e “liderit të protestës qytetare” kundër anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, në tentativë për të fshehur faktin se grupi i qytetarëve drejtohej nga Ervin Zeneli, nipi i pronares së televizionit, Vjollca Hoxha.

Në edicionet e ditës së mërkurë, Top Channel raportoi për një protestë, me shumë mundësi e stisur nga vetë televizioni, ku paraqiteshin rreth 15-20 qytetarë, të cilët kishin në shënjestër të akuzave të tyre gjyqtarin Selimi.

“Boldnews.al”, duke parë pamjet e kronikës, zbuloi se kjo protestë e çuditshme, në fakt është organizuar nga vetë drejtuesit e televizionit, pasi në mes të njerëzve ishte edhe nipi i Vjollca Hoxhës.

Lexo edhe:

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

Pas publikimit të lajmit në “Boldnews.al”, redaksia e Top Channel ka vendosur të fshehë pamjet e Ervin Zenelit. Fytyra e tij nuk gjendej më në edicionin kryesor të lajmeve të mbrëmjes në televizionin që e konsideron veten si liderin e tregut mediatik shqiptar.

Kjo protestë, për të cilën TCH e prezantoi si të “shoqërisë civile”, në fakt duket qartë që është një organizim i sajuar nga pronarja aktuale e televizionit për të goditur në mënyrë abuzive anëtarin e Gjykatës së Lartë, Selimi.

Ky i fundit është pjesë e trupës gjykuese, i cili po shqyrton çështjen e pronësisë së televizionit, ku përballë janë Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj nga njëra anë dhe aksionerët e shumicës, Aurel Baçi e Albert Sino nga ana tjetër.

Nisur nga intensiteti i goditjes, shantazhit dhe presionit që TCH po organizon ndaj gjyqtarit Shkëlzen Selimi, duket qartë se ai nuk gjendet në “xhepin” e Vjollca Hoxhës dhe drejtorit të përgjithshëm të televizionit, Ben Blushi.

Dyshja drejtuese Vjollca-Blushi, pasi disa kronikave televizive intimiduese ndaj gjyqtarit Selimi, duket se kanë menduar të sajojnë edhe një “protestë qeveritare”, e cila u zhvillua para dyerve të sallës së mbledhjeve të Komisionit të Vetingut, me pjesëmarrjen e rreth 15-20 personave.

Këta të fundit, duke u shtirur si njerëz të interesuar për ecurinë e shpejtë të procesit të Vetingut, folën vetëm kundër gjyqtarit Selimi, duke arritur deri në nivelin që ta quanin “kriminel”. Pavarësisht se kjo “protestë” po zhvillohej në një ambjent ku kishte edhe shumë kamera të tjera televizive, duket se është parë vetëm nga Top Channel.

Por ajo që nuk kanë llogaritur siç duhet nga Vjollca-Blushi ishin pikërisht pamjet e “protestuesit” Ervin Zeneli, djali i motrës së Vjollca Hoxhës, i cili gjendej si lider në mes të grupit të vogël të personave. Mesa duket, drejtuesit e TCH nuk kanë pasur mundësi të mbledhin persona për këtë protestë dhe, për këtë arsye, kanë përfshirë edhe familjarët e tyre, duke e shndërruar “protestën” në një organizim grotesk.

Kjo sjellje shantazhuese e një televizioni kombëtar, më së paku, duhet të ishte objekt verifikimi dhe kontrolli nga ana e Autoritetit të Mediave Audiovizive. Por, institucioni i cili drejtohet nga ish-vartës i Vjollca Hoxhës, nuk ka dhënë asnjë sinjal reagues deri më tani, duke lejuar televizionin që të ndërmarrë një fushatë aspak etike dhe jo-ligjore ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Lartë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

12:02 : 02/09/2025
AKTUALITET

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

11:54 : 02/09/2025
BOTA

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

11:46 : 02/09/2025
BOTA

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

11:38 : 02/09/2025
AKTUALITET

Ndryshimet klimatike do ulin deri në 20% rendimentin e ullirit e rrushit, pasoja dhe në blegtori

11:29 : 02/09/2025
AKTUALITET

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ja kur do të mbahet seanca në Apel

11:24 : 02/09/2025
Para

FIFA: Ky është lojtari i ndeshjes Iran - Spanjë

TË GJITHA

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

12:02 : 02/09/2025

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

11:54 : 02/09/2025

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

11:46 : 02/09/2025

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

11:38 : 02/09/2025

Ndryshimet klimatike do ulin deri në 20% rendimentin e ullirit e rrushit, pasoja dhe në blegtori

11:29 : 02/09/2025

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ja kur do të mbahet seanca në Apel

11:24 : 02/09/2025

“Mos e kërkoni, u vra”/ I fundit që e takoi, Juxhin Drazhi do pyetet për zhdukjen e Danajt

11:20 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com