Princi William dhe Kate Middleton zbulojnë datën e pagëzimit të Princit Louis

Lexo edhe:

Një ditë e madhe po vjen për Princin Louis. Djali 8 javësh i Princit William dhe Kate Middleton do të pagëzohet më 9 korrik, konfirmoi të mërkurën Pallati Kensington.

“Duka dhe dukesha e Kembrixhit kanë kënaqësinë të shpallin se pagëzimi i Princit Louis do të zhvillohet të hënën më 9 korrik në The Chapel Royal, Pallati i Saint James, në Londër,”-u tha në një deklaratë.

Duke ndjekur gjurmët e motrës dhe vëllait të tij, pagëzimi i Louis do mbahet nga Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby.

Kryepeshkopi pagëzoi princin George në tetor 2013 dhe Princeshën Charlotte në korrik 2015, dhe më së fundi zyrtarizoi martesën e princit Harry dhe Meghan Markle.

 

Lajme të lidhura

Para