• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Majko kundër Ramës/ Mos luani me mikpritjen shqiptare, nuk presim dot 600 mijë sirianë

15:45 : 20/06/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

 

Pas deklaratës së zv/ministrit të Brendshëm shqiptar për mediat e huaja ku deklaron se mund te presim 600 mijë refugjatë ka reaguar ministri për Diasporën, Pandeli Majko.

Me një shënim të gjatë në faqen e tij në Facebook, Majko shkruan se këto lajme janë përtej çdo imagjinate.

 

Postimi i plotë i Pandeli Majkos në Facebook:

Lexo edhe:

Horoskopi/ Ky është parashikimi i yjeve për ditën e premte, 12 shtator 2025

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

600 MIJE…PYETJE

Lajmet se në Shqipëri do të hapen kampe për 600 mijë refugjatë sirianë janë përtej çdo gatishmërie e imagjinate për një prej kombeve më të vjetër të Europës sic janë shqiptarët.

Mediat mund të japin lajme por jo të nxisin panik në një popull që është një shembull në atë çfarë ofron për të huajt.

Në se dikush, nuk di të merret me diktatorin e Sirisë, padyshim që nuk kupton se ky individ dhe aleatët e tij, Rusia dhe Irani, po përdorin refugjatët sirianë si “bombë njerëzore”. Qëllimi është për të shkatërruar strukturën europiane si ngrehinën kryesore ndërkombëtare e cila mbart vlerat që ata nuk i kanë. Është një krim cinik dhe antinjerëzor që si teknologji ka filluar me Luftën e Jugosllavisë. Arma synon panikun. Qëllimi është që të ngjalli pasionin e ADN-së për “ruajtjen e territorit” i cili nuk është njerëzor. Krijimi i “antinjeriut” vjen si ftesë nga kjo aleancë e pashpallur lindore e cila po troket në Europën me politikanë që masin cdo gjë me vota…

Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Kështu shkruhet në rregullat e lashta të trajtimit të të huajve që trokasin në derën e shtëpisë së shqiptarit.

Shqiptarët janë populli më miqësor me të huajt dhe që i mbron ata me vullnet e pa kërkesë nga të tjerët.

Askush, dhe për asnjë arsye nuk mund të fyejë kombin shqiptar duke luajtur me këtë ndjenjë kaq pozitive karshi të huajve.

Shqipëria është një rast i rrallë në një botë refuzuese për të huajt. Çdo familje shqiptare ka emigrantë jashtë vendit, në Perëndim, dhe kjo është një arsye më shumë për të qenë dashamirës me ata që janë larguar nga vendi i tyre për arsye të mbijetesës.

Si njohës modest i krizave të tilla humanitare e vlerësoj të pavend përhapjen e lajmeve të tilla të cilat mund të shkaktojnë panik në vendin më miqësor me të huajt sic është Shqipëria. Ajo nuk është një “epruvetë” ku interesat politike dhe paaftësitë menaxhuese të të tjerëve të gjejnë justifikim me “eksperimente” të tilla.

Grumbullimet e refugjatëve në sasi sfiduese për vendasit do të krijojë situatë shpërthyese për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë.

Shqipëria ka gatishmëri për të huajt por askush nuk mund të bëjë “humor” nisur nga nevojat e saj. Në se ka ndonjë politikan europian i cili diskuton “ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo “ftesë” më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane.

Jam i bindur, që Brukseli nuk mund ti kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së vet sociale duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare dhe më gjerë.

Të huajt që të vinë në derën e shtëpisë për ndihmë, janë miq! Ata që ti sjellin… janë miq të refuzuar të dikujt tjetër. Ky është përkthimi që shqiptarët do ti bëjnë një ftese për kampe refugjatësh në Shqipëri.

Shqipëria do të ishte e gatshme të ndajë peshën e çdo krize me familjen e vet europiane por shqiptarët nuk janë njerëz naivë. Ata dyshimin e tyre do ta fillonin me pyetje të thjeshta… “Pse diçka që nuk është e mirë për Europën është e mirë për Shqipërinë?” Dhe më ironikja vjen më pas “Në se na kërkoni diçka që nuk e bëni vet, a na bën kjo më europianë apo e kundërta?”… Janë 600 mijë pyetje për një të vërtetë. Natyrisht!

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi/ Ky është parashikimi i yjeve për ditën e premte, 12 shtator 2025

22:58 : 11/09/2025
AKTUALITET

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

22:46 : 11/09/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

22:33 : 11/09/2025
BOTA

Polonia dislokon 40,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë

22:29 : 11/09/2025
AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025
Para

16 materialet më të shtrenjta në botë – Nuk është Ari dhe as Diamanti

TË GJITHA

Horoskopi/ Ky është parashikimi i yjeve për ditën e premte, 12 shtator 2025

22:58 : 11/09/2025

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

22:46 : 11/09/2025

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

22:33 : 11/09/2025

Polonia dislokon 40,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë

22:29 : 11/09/2025

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025

Emërimet e ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush është më i binduri’!

22:09 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com