Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar foton e një avioni të vogël që sipas informacioneve të tij ishte mbushur me drogë.
Ai shkruan se avioni u ngrit nga Tepelena në drejtim të Italisë.
‘Tepelena përsëri kryeqytet i kanabisit në Europë! Narkoflota çdo ditë transporton mallin drejt Italisë!’, shkruan Berisha.
Mesazhi i mbërritur në adresë të Berishës
“Pershendetje dr denoncoj sapo ska shum qe u nis avjon i vogel me mall drejt Italise nisja nga tepelena, Kete vite parcelat e kanabisit nga krahu i Memaliajt drejte Buzit jane e sa ç’ishin ne vitin 2016”.