• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkime në malin e Dajtit për të zhdukurit nga diktatura

19:14 : 10/06/2018
në AKTUALITET

Në Tiranë, qeveria miratoi këtë javë një marrëveshje me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) për të kërkuar dhjetëra trupa të vrarë nga diktatura komuniste.

Projekti i financuar nga Bashkimi Europian, do të nisë me identifikimin e mbetjeve të 13 trupave të pushkatuar nga diktatura në malin e Dajtit, të gjetura para 8 vjetësh, si dhe me kërkime të tjera në Dajt dhe në kampin punës së detyruar të Ballshit.

Zyrtari i lartë politik pranë ICMP, Luigj Ndou, thotë se ky është një hap i rëndësishëm për obligimet e Shqipërisë ndaj instrumentave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së familjes për të patur një hetim të efektshëm të rasteve individuale të zhdukjeve me forcë.

“ICMP është jashtëzakonisht e inkurajuar nga marrëveshja e arritur me qeverinë shqiptare, e cila i hap rrugën një procesi jashtëzakonisht në kohë dhe që ka të bëjë me identifikimin e viktimave të regjimit komunist në periudhën 1944-91. BE e financoi projektin dhe krahas mbështetjes financiare na ka dhënë edhe mbështetje politike” – thotë zoti Ndou. Fillimisht do të punohet me mbetjet e trupave që kanë mbetur prej 8 vjetësh në Institutin e Mjekësisë Ligjore, kërkime të reja në malin e Dajtit, ku u gjetën ato dhe ku janë bërë shumë ekzekutime të tjera.

“Mbetjet njerëzore të 13 trupave të pushkatuar nga regjimi komunist u gjetën në vitin 2010 dhe prej asaj kohe mbetën në Institutin e Mjekësisë Ligjore pa bërë asnjë identifikim me prokurorinë. Ky fakt i bën skeptikë veprimtarët, që po përpiqen të ndriçojnë krimet e komunizmit” – thotë Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.

Lexo edhe:

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton PS

Pse u rrit Rama?

Bazuar në të dhënat e autoriteteve për disa vendndodhje me trupa të pushkatuarisht, ICMP pritet t’i verifikojë zonat bashkë me zyrtarët shqiptarë për vendvarrimet e mundshme para se të nisin gërrmimet. Ekspertët e ICMP pohojnë se falë analizave të ADN-së, ata gjejnë në masën gati 100 për qind identitetin e viktimës dhe ua dorëzojnë familjarëve për një varrim të dinjitetshëm.

“Krahas kërkimit të trupave dhe identifikimit të viktimave, ICMP është angazhuar të ndihmojë edhe në ndërtimin e një regjistri kombëtar për gjithë personat e zhdukur gjatë regjimit komunist” – tha zoti Ndou.

Drejtuesja e Institutit për për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole, thotë se “deri tani organi shqiptar i akuzës nuk ka ndonjë përvojë me zbardhjen e krimeve të komunizmit apo raste të mëparshëm që të jetë marrë me identifikime të të pushkatuarve e të zhdukurve nga diktatura”.

Ekspertët nga ana e tyre kërkojnë bashkëpunimin e gjithë shoqërisë për të sjellë sa më shumë fakte dhe dëshmi mbi ngjarje dhe vendndodhje të krimeve komuniste. Por mosbesimi i veprimtarëve bëhet më i madh kur mendon se bëhet fjalë për një numër të madh vendvarrimesh në shumë dekada.

ICMP është organizata e vetme në botë, që merret me personat e zhdukur. Ajo po punon në të gjithë kontinentet, ku ka persona të zhdukur si pasojë e konflikteve të armatosura si në Siri, Irak, Libi, etj. Në Ballkan ICMP ka zbuluar mbi 70 për qind e personave të zhdukur nga konfliktet në ish-Jugosllavi. Ky është një rekord i jashtëzakonshëm falë metodave shkencore dhe provave me ADN.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton PS

13:16 : 12/05/2025
AKTUALITET

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025
AKTUALITET

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

12:56 : 12/05/2025
AKTUALITET

Si ndahen votat në rang vendi deri më tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

12:51 : 12/05/2025
AKTUALITET

Shpërndanin lëndë narkotike në doza, arrestohen babë e bir në Shkodër

12:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12:31 : 12/05/2025
Para

Për kë skuadër bëjnë tifo politikanët shqiptarë?!

TË GJITHA

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton PS

13:16 : 12/05/2025

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

12:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri më tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

12:51 : 12/05/2025

Shpërndanin lëndë narkotike në doza, arrestohen babë e bir në Shkodër

12:47 : 12/05/2025

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12:31 : 12/05/2025

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

12:25 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com