• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasuria e dyshimtë e kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja sot në “sitën” e Vettingut

10:46 : 08/06/2018
në AKTUALITET, VETTING

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ditën e sotme është zhvilluar seanca dëgjimore ndaj kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Ky i fundit është përfaqësuar nga avokati Maksim Haxhia pasi vetë nuk është i pranishëm. Trupa gjykuese përbëhej nga Sanxhaktari, Roland Ilira dhe Xhensila Pine.

Relatorja e komisionit, Xhensila Pine tha se është kryer hetim për deklarimet e pasurisë së Bashkim Dedes: “Apartament banimi 146 m katror, garazh me vlere 118 mije euro. Burimi i këtyre aseteve janë kredi bankare 120 mije euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mije euro. Te ardhurat e tij, 35 mije euro bashke me bashkeshorten. Vlera e apartamentit eshte 180 mije euro”.

Bashkim Dedja ka bërë dy deklarata noteriale të dyshimta: 15 mijë euro hua nga vëllai, 25 mijë euro për të cilat deklaroi se ia kishte marrë kunatit, e më pas babait të kunatit.

Skeda e pasurisë së deklaruar (BIRN)

Bashkim Dedja ka lindur në 13 mars 1970 në Dibër dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1993. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas deri në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Gjatë viteve 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës. Në muajin maj të vitit 2010 Dedja u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i vitit 2012 është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe:

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Bashkim Dedja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Bashkim Dedja zotëronte një pasuri prej 2.49 milionë lekësh në vitin 2003  -kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij rezulton të jetë rritur me 17.3 herë në krahasim me vitin fillestar, duke kapur vlerën e 43.2 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të krijuara gjatë viteve 2003-2017 janë në vlerën e 31.8 milionë lekëve dhe përbëhen në 85.4 për qind nga paga dhe shpërblime nga funksioni, 10.8 për qind nga paga e bashkëshortes, 2.6 për qind nga mësimdhënia dhe 1.2 % nga të ardhura të tjera.

Pasuria familjare e gjyqtarit Dedja përbëhej në fund të vitit 2017 nga rreth 274,524 lekë llogari bankare, 200,000 lekë kursime në cash, 41,3 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme në vlerën 1.3 milionë lekë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 deklaratat e gjyqtarit Dedja, ku njëra rezultoi me probleme.

Ndërkohë, gjatë analizës u identifikua si “flamur i kuq”, mosmbulimi i shtesës së pasurisë në vitin 2013 në shumën 894,467 Lekë, pasi konstatohet  se subjekti deklaron si burim për blerjen e apartamentit dhe garazhit një hua të marrë nga vëllai dhe kunati, por nuk saktëson sa është kjo shumë. Është e paqartë nëse ky informacion është dhënë në pjesën konfidenciale të deklaratës, të cilën BIRN nuk e disponon. Gjithashtu, një tjetër flamur i kuq që shfaqet në deklarimet e pasurisë së gjyqtarit Dedja është rritja e vlerës së pasurive të paluajtshme në vitin 2011, e cila është rezultat i rivlerësimit (14,3 milionë lekë).

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025
RAJONI

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025
AKTUALITET

Nga gomonia te vizat/ Shqiptarët ndryshojnë kurs, rënie rekord e azilkërkimeve në Britani

20:45 : 17/08/2025
BOTA

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike

20:25 : 17/08/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët një servis në Fier, tymi mbulon zonën

20:05 : 17/08/2025
RAJONI

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb në Merdar

19:59 : 17/08/2025
Para

Mesazhet atdhetare dhe patriotike te Presidentit Meta nga Dibra

TË GJITHA

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025

Nga gomonia te vizat/ Shqiptarët ndryshojnë kurs, rënie rekord e azilkërkimeve në Britani

20:45 : 17/08/2025

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike

20:25 : 17/08/2025

Përfshihet nga flakët një servis në Fier, tymi mbulon zonën

20:05 : 17/08/2025

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb në Merdar

19:59 : 17/08/2025

Mungesa e ilaçit rrezikon pacientët me tumor: Po na vrasin me dijeni

19:42 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com